”Times”: ISIS po përgatit sulme të reja në Europë

  • 25 March 2019 - 11:44
”Times”: ISIS po përgatit sulme të reja në Europë

Shteti Islamik, ISIS, po planifikon sulme të reja në Europë, pas rënies së Kalifatit në Irak dhe Siri, sipas të përditshmes britanike ”Times”.

”Sulmet kërkojnë të mbështesin qelizat tashmë të krijuara në Europë, ndërsa skuadrat e vdekjeve janë formuar në Siri për të goditur objektivat e veta”, shkruan gazeta.

”Këto të dhëna u zbuluan në një hard-disk të braktisur gjatë një konflikti zjarri midis elementëve dhe forcave lokale dhe ato të ISIS-it”, thekson ”Times”.

Luftëtarët kurdë sirianë, aleatë të amerikanëve kanë fituar përfundimisht kundër ISIS-it, pasi morën bastionin e fundit të grupit militant në Sirinë Lindore, deklaroi para dy ditësh një zyrtar kurd.

“Forcat Demokratike të Sirisë deklarojnë eliminimin total të të ashtuquajturit Kalifat dhe humbjen territoriale prej 100 për qind nga ana e ISIS-it. Në këtë ditë të veçantë, ne përkujtojmë mijëra martirë, përpjekjet e të cilëve bënë të mundur fitoren”, tha Mustafa Bali, zëdhënës Forcave Demokratike Siriane, të mbështetura nga SHBA.

Bastioni i fundit i ISIS-it ishte Baguzi.

I vendosur pranë lumin Eufrat, në Sirinë Lindore, e pasur me burime energjetike, pranë kufirit me Irakun, ai ishte territori i fundit i rëndësishëm që ishte ende në duart e ISIS-it.

(Kosova Sot)