Mustafa përkujton avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij

  • 25 March 2019 - 13:24
Mustafa përkujton avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa, në 20-vjetorin e vrasjes, ka kujtuar avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij Kastriotin dhe Kushtrimin.

Në një komunikatë për media, Mustafa ka lavdëruar punën e Kelmendit, duke thënë se ishte veprimtar i lirisë dhe pavarësisë në Kosovë.

Ai tha se familja Kelmendi do të përkujtohen gjithmonë.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Sot, po bëhen 20 vite kur regjimi kriminal serb i kidnapoi më pas i ekzekutoi, avokatin më të dalluar të Kosovës Bajram Kelmendin dhe dy djemtë, Kastriotin dhe Kushtrimin.
Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë dhe pavarësisë në Kosovë. Ai ishte nismëtar i lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve.

Bajrami në kohë të vështira bëri një punë kolosale, me fakte juridike punoi shumë për denoncimin e krimeve të luftës nga regjimi serb. Aktakuzat e para ndaj Sllobodan Millosheviqit dhe ofrimi i të gjitha fakteve për Tribunalin e Hagës ishte aktivitet i Bajram Kelmendit.
Bajram Kelmendi poashtu la gjurmë të pashlyeshme si aktivist dhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Familja Kelmendi me veprën sublime dhe aktivitetin e tyre politik dhe atdhetar do të përkujtohen gjithmonë. Lavdi jetës dhe veprës së avokatit Bajram Kelmendi. Lavdi për djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.

(Kosova Sot)