Badallaj: Kush e ka menduar se vendi të bjerë sërish në dorën e UDBASH-it të Serbisë, këlyshit të Jovica Stanishiqit?

  • 25 March 2019 - 19:08
Badallaj: Kush e ka menduar se vendi të bjerë sërish në dorën e UDBASH-it të Serbisë, këlyshit të Jovica Stanishiqit?

Analistët politikë alarmojnë se a është Republika e Kosovës, në 20-vjetorin e shënimit të bombardimeve të NATO-s, realisht në paralizë, ku nuk ka fare sundim të ligjit, ku nuk funksionon si duhet asgjë dhe ku pushteti prioritet e ka pazarin me territore për interesa personale dhe zhvatjen e pafund të buxhetit dhe aseteve të shtetit. Bile, sipas analistëve, ka humbur të qytetarët edhe sensi i reagimit, ku si duket edhe qytetarët janë pajtuar me të keqen dhe nuk lëvizin e as nuk ndryshojnë asgjë, sepse mendojnë se kjo është e kotë, duke e duruar këtë regjim autokratik dhe anarkik e të pashembullt.

"Aleanca Veriatlantike NATO dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës pa më të voglin dyshim ishin shpëtimtare dhe që bënë për shkatërrimin e makinerisë më moderne luftarake që zotëronte Serbia dhe mercenarëve sllavo-ortodoks. Dhe, askujt nuk i kishte vajtur mendja se pasi të ikë nga trojet tona fashizmi serb, për të mos u kthyer kurrë më, se Kosova do të bjerë në dorën e kryehajnave dhe kryebanditëve që do ta shkatërrojnë vendin, duke e vjedhur deri në palcë. Sot festohet dhe gëzohen të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, por kur mendojnë se 20 vjet pas Kosova është në këtë gjendje të mjerueshme, harliset se si mund të ndodhë kjo, që Kosovën aq shumë ta shkatërrojnë ata që kanë hëngër bukën dhe kanë pirë ujin e kësaj toke. Dhe, me sherrin e këtyre kopilëve, këtyre banditëve dhe kryebanditëve që e kanë kapur pushtetin me dhunë dhe mashtrime, kanë filluar të ikin nga ky vend populli, sepse jemi dëshmitarë të asaj se pikërisht këta banditë dhe kryebanditë që e kapën pushtetin dhe e kanë vënë vendin në rrezik janë duke vjedhur pa mëshirë”, thotë Badallaj.

Sipas tij, kush e ka menduar se vendi të bjerë sërish në dorën e udbashit të Serbisë, këlyshit të Jovica Stanishiqit dhe langoit të Zoran Stijeviqit, Baton Haxhiut, dhe kryekuislingut Hashim Thaçi

“Se vërtet është kështu, para bombardimeve të NATO-s këta ishin leckamanë dhe me hajninë që i a bëjnë vendit u bënë supermilionerë. Dhe, po ashtu, kush e ka menduar se vendi të bjerë sërish në dorën e udbashit të Serbisë, këlyshit të Jovica Stanishiqit dhe langoit të Zoran Stijeviqit, Baton Haxhiut, dhe kryekuislingut Hashim Thaçi, që ditë e natë punojnë për t´ia dhënë 1/3 e vendin pikërisht kësaj këlshedre Serbi, që na vrau, preu dhe na dogji të gjallë. Dhe, ky matrapaz me ditën që iu dha haberi se do të ndiqej nga Gjykata Speciale dhe për ta shpëtuar bishtin e tij, nga frika se do të vdesë politikisht nuk lë gur e dru pa lëvizur, vetëm që t´i falet Serbisë fashiste. Hashim Thaçi, përpos bandës së tij, që e quajnë PDK, ka marrë përkrahje edhe nga tradhtarët që ia lanë krushqit në rrugë Albin Kurtit, pra matrapazi Shpend Ahmeti që populli po e quan Shpend hajni edhe Shpendi jahti, që është duke bërë hata në kryeqytet, i cili si bakshish Hashim zeza ia caktoi postin që ky matrapaz dhe dilenxhi që të vazhdojë dialogun me gjakësorët serbianë në Bruksel dhe të bëjë sallamadi paratë e popullit dhe si ka mundësi ky soj të flasë në emër të Kosovës martire”.

“Pra, Hashimi bleu dhe bëri ortakë disa kopilë që kishin ikur nga 'Vetëvendosje' dhe akoma kanë mandatin e tyre, sepse votat i kanë në emër të atij subjekti dhe këta dilenxhinj t´ia shtojnë ymrin edhe Hashim zezës edhe Qeverisë kuislinge. Prandaj, askush nuk e ka menduar se kjo kope banditësh që e kapën vendin nga paslufta të bien në këtë derexhe të shkatërrimit total, sepse është në dorë të gabuar dhe në dorën e hajnave dhe po këta hajna që ishin me procedura penale dhe janë akoma me aktakuza të vijë vendi në dorën e tyre. Ky është krim dhe asgjë tjetër. Kudo mjerim shkuar mjerimit, shiko sistemin gjyqësor tërësisht të kalbur, shikoni arsimin, shikoni spitalet, shikoni se në çfarë gjendje janë pensionistet dhe ...ndërkaq, këta kryebanditë janë bërë supermilionerë, që ishin fukarenj të këputur. Dhe, për të shpëtuar Kosova nga thonjtë e kësaj kopeje banditësh, për të bërë qytetari një jetë më të mirë si të gjithë qytetarët tjerë të botës, do të ishte mirë që i madh e i vogël të ngrihet në demonstrata të përgjithshme popullore për të sjellë në vend një epokë të re dhe për të larguar këta matrapazë dhe kryehjna nga vendi. Përndryshe, me këtë specie hajnash e kurvarësh, Kosova nuk do të shohë ditë të bardha", theksoi analisti Reshat Badallaj për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)