Lista Srpska: Mikiq u shkarkua vetëm se tha të vërtetën për NATO’n dhe shqiptarët

  • 25 March 2019 - 19:10
Lista Srpska: Mikiq u shkarkua vetëm se tha të vërtetën për NATO’n dhe shqiptarët

Lista Srpska ka lëshuar komunikatë ku dënon shkarkimin e zyrtarës së saj, Vesna Mikiq, nga posti i zevendësministres së Drejtësisë, pasi i quajti shqiptarët terroristë që u ndihmuan nga NATO’ja.

Sipas Listës Srpska, Haradinaj sot shkarkoi nga pozita Mikiqin vetëm se tha një të vërtëtë rreth bombardimëve të NATO’s.

“Është e papranueshme që pas shprehjes së qëndrimit të saj personal në rrjete sociale për bombardimin e NATO’s ndaj shtetit të Jugosllavisë, që absolutisht e ka pasqyruar të vërtetën, zëvndësministrja e Drejtësisë, Vesna Mikiq, u shkarkua”, thuhet në njoftimin e Listës Srpska.

Zv.ministrja e Drejtësisë shkroi se 20 vjet më parë ndaj shtetit të Jugosllavisë u krye gjenocid nga NATO’ja, që sipas deri sot zyrtarës së Kosovës, u ndihmuan terroristët shqiptarë.;

“Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO-ja”, kishte shkruar Mikiq nga Lista Srpska.

E partia e saj thotë se liderët kosovarë po lënë afër vetës vetëm “serbët privatë”, emërim ky që u ka vendosur Aleksandër Vuciq liberalëve serbë në Kosovë.

“Ndërkaq “serbët privatë” të Thaçit, Haradinajt dhe Veselit po vazhdojnë të punojnë në institucionet e Prishtinës”, thuhet në komunikatën e Srprskas.

“Edhe njëherë, u dha mesazhi i qartë se përfaësuesit politikë shqiptarë e kanë të rëndësishme përfaqësimin nga komunitetet vetëm sa per dekor dhe të heshtin për vuajtjet e serbëve”

Lista Srpska më tej vijon se me këtë veprim Prishtina po e dëshmon se nuk e përkrah vullnetin e qytetarëve serbë në zgjedhje.

(Kosova Sot)