Përdoruesi i kokainës rrëfen se si droga i shkatërroi hundën

  • 25 March 2019 - 19:14
Përdoruesi i kokainës rrëfen se si droga i shkatërroi hundën

Një djalë që ka konsumuar rregullisht kokainë për 25 vite ka shpërndarë imazhet e impaktit që la droga në trupin e tij.

Ian Higginson nga Wythenshawe shpenzonte rreth 400 paund në javë për kokainë, nga e cila u bë i varur që në adoleshencë.

44-vjeçari rrëfeu se vitet e abuzimit “shkatërruan” hundën e tij pasi çdo ditë i binin copa mishi. Ka kaluar një vit që ai është trajtuar dhe ka hequr dorë nga drogë. Ian vendosi të rrëfejë varësinë me anë të një postimi në Facebook.

“Kokaina nuk më ka dhënë asnjë lloj përfitimi. Kur nuk e konsumon më, arrin ta shohësh vetëm. Kur isha në Britani, kaloja ditët e pushimit duke punuar që të fitoja më shumë para për të blerë kokainë. Shpenzoja 300-400 paund në javë, ndonjëherë edhe 1000 paund. Punoja në disa biznese të rëndësishme, por të gjitha paratë shkonin për drogën”, shkroi ai.

Ian pranoi se u bë skllav i kokainës dhe e vendoste para miqve, familjes, madje edhe vetes. Momenti kur vendosi të hiqte dorë dhe të futej në një qendër rehabilitimi për tu trajtuar ishte kur hunda e tij u shkatërrua tërësisht.

Madje mjekët i thanë se kishte alergji ndaj kokainës, prandaj asnjë trajtim nuk do ta shëronte nëse nuk do hiqte dorë nga droga.

(Kosova Sot)