Kroacia ofron 69 mijë vende pune, shqiptarët të parët në listë

  • 25 March 2019 - 23:09
Kroacia ofron 69 mijë vende pune, shqiptarët të parët në listë

Vendet e Evropës Perëndimore, janë synim i shumë kosovarëve. Krejt kjo në kërkim të një jete më të mirë, dhe sigurimit të një vendi pune, gjë të cilën në Kosovë e kanë shumë vështira ta gjejnë.

Por, duket se atraktiv për qytetarët e Kosovës është edhe një vend më i afërt.

Shumë kosovar kohëve të fundit ia kanë mësy Kroacisë.

Këtë e ka konfirmuar vetë ambasadorja e kroate në Kosovë, Marija Kapitanovië.

Sipas ambasadores Kapitanovic numri i punëtorëve nga Kosova që kanë marrë leje të punës në Kroaci është goxha i madh.

Sipas Kapitanovic shteti që e përfaqëson, më së shumti ka nevojë për punëtor në sektorin e ndërtimtarisë.

{/365998}

Po ashtu sipas Kapitanovic për punë sezonale janë paraparë edhe rreth pesë mijë leje të tjera pune.

Gjatë muajit janar të këtij viti se si shumë të rinj nga Kamenica po udhëtonin drejt Kroacisë për të punuar me viza të rregullta pune. 

(Kosova Sot)