Ndryshon moti, mos dilni pa çadra

  • 26 March 2019 - 09:22
Ndryshon moti, mos dilni pa çadra

Pas një jave me mot stabil dhe të ngrohtë, meteorologët parashikojnë që vendin tonë nga dita e sotme ta kaplojë një valë e ajrit të ftohtë i cili vende-vende do të sjellë edhe të reshura të shiut.

Temperatura më e ulët e ditës do të sillet rreth 5 gradë kurse ajo më e larta deri në 17 gradë celsius.

Qyteti me temperaturë më të lartë të ditës do të jetë Gjilani me 3 gradë celsius në mëngjes kurse me temperaturën më të lartë plus 17 gradë celsius, kurse qyteti më i ftohtë Mitrovica me vetëm 2 gradë në mëngjes kurse më e larta e ditës plus 7 gradë celsius.

Në Prishtinë në mëngjes temperatura do të sillet rreth 5 kurse ajo më e larta e ditës 11 gradë celsius por me periudha më të gjata kohore me diell.

Mot i ftohtë dhe me të reshura të herëpashershme të shiut pritet të mbajë deri në fillim të javës së ardhshme.

(Kosova Sot)