Ish agjenti SHIK-ut paralajmëron Thaçin dhe Haxhiun: Ndalni zagarët e zagarëve, ose...

  • 26 March 2019 - 11:25
Ish agjenti SHIK-ut paralajmëron Thaçin dhe Haxhiun: Ndalni zagarët e zagarëve, ose...

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në faebook, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimit të gazetës “Kosova Sot” nga Presidenti, Hashim Thaçi.

Poashtu, Miftari në postimin e tij ka përmendur edhe kërcënimin ndaj Profesorit, Enver Bytyçi, i cili ditë më parë bëri të ditur se djali i Baton Haxhiut punon për Rusinë.

Ky është postimi i plotë nga Naim Miftari:

Ndalni zagarët e zagarëve

Kërcënimi i profesorit ndërkombëtar Enver Bytyçi dhe e gazetës të pavarur Kosova sot që dikur e kishte djegur deri në themel policia e Sllobodan Millosheviqit dhe Aleksnder Vuçiqit janë të papranueshme.

Sa i përket kërcënimeve të reja nga zagarët e Hashim Thaçit (komandi Ilijes) e Baton Haxhiut (Ivica Stanishiçit) dhe të mbështetura në hije nga Kristaqi i vogël Edi Rama janë të pritshme dhe jo befasues pasi si duket në gjenë dhe trung familjar ju mbretëron akoma instikti i qartë serbo-madh dhe pro-serb si duket këta "burra trima "e kanë të trashëguar amanetin e babës Millosheviç për ndarjen e Kosovës prandaj këto celula të mbetura Komuniste të OZNA_UDB_SHISH i pengon çdo kush që sot mendon dhe flet qartë Shqip dhe kundërshton tentimin e ndarjes te Kosovës dhe kritikon gjendjen e mjerueshme pa shpresë për te ardhmen ku gjendet sot Kosova edhe Shqipëria si shtete pavarësisht çka vjen e servuar dhe propagandohet nga kuzhinat mediatike serbo-sllave dhe të mafies shqiptare vendore.

Prandaj ju themi hapur stop kërcënimeve dhe provokimeve të këtyre kasenecave të Beogradit dhe të krimit të organizuar, ju themi detyrimisht stop ndaloni pasi ne populli shqiptar jemi mate fort dhe kem dit dhe kem treguar edhe ma par ti ndalojmë Esat Toptanat "tanë” që edhe sot na i qan Beogradi dhe Moska anti shqiptare.

Një dit dot ju qan Beogradi e Moska edhe juve Hashim Thaçin, Baton Haxhiun edhe Edi Ramen por populli jon do të ju përqesh dhe do të ju mbaj mend si tradhtar dhe kusar.

(Kosova Sot)