Aksidenti që i kushtoi me jetë Elida Osmanit, për dentistin 81 vjeçar vetëm 15 muaj burgim

  • 26 March 2019 - 11:56
Aksidenti që i kushtoi me jetë Elida Osmanit, për dentistin 81 vjeçar vetëm 15 muaj burgim

19-vjeçarja Elida Osmani, humbi jetën nëntorin e vitit 2017-të, kur një pensioner e shtypi me veturë, derisa vajza ishte duke ecur në rrugën për këmbësorë. Organet e rendit kanë kërkuar 15 muaj burgim për 81-vjeçarin, mirëpo, familja nuk po pajtohen me këtë vendim.

Ajo e telefonoi nënën e saj, duke i thënë se së shpejti do të shkonte në shtëpi. Por, Elida Osmani asnjëherë nuk u kthye pranë të afërmeve të saj, në 6 nëntorin e vitit 2017-të.

Derisa po kalonte rrugën e paraparë për këmbësorë, vajza u godit për vdekje nga një dentist 81-vjeçar me veturën e tij.

Vajza nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra në kokë. Tash 81-vjeçari po akuzohet për vrasje nga pakujdesia, ndërkaq, zyra e prokurorit publik ka kërkuar burgim prej 15 muajsh për të.

Ai nuk i ka kërkuar falje familjes

Duke folur për këtë rast, kushëriri i Elidës, 36-vjeçari Bedri Asani po thotë se nuk po pajtohen me vendimin për 15 muaj burgim.

“Familja do të kishte dëshiruar një dënim më të rëndë, mirëpo, çfarëdo vendimi që merr gjykata nuk na kthen Elidën”, thotë ai.

Tutje, ai po thotë se as nuk i ka kërkuar falje familjes asnjëherë për tragjedinë.

Shoferi që kreu aksidentin, ishte një vozitës i njohur për trafikun, siç tregojnë hulumtimet për këtë rast, ai kishte vozitur pa leje – jo për herë të parë.

Ai duhej ta dorëzonte patentën e shoferit në vitin 2010 për shkak të një vepre të më hershme.

Prokuroria e akuzon 81-vjeçarin zviceran se nuk ka qenë i vëmendshëm në zonën për kalim të këmbësorëve.

I akuzuari K.S tha para prokurorit të rastit: “Ishte errësirë dhe po binte shi, nuk e pash vajzën u ndala vetëm pas goditjes”, deklaroi ai.

Familja u shpërngul pas aksidentit

Familja e vajzës ndërkaq është zhvendosur, sipas kushëririt të tyre, pasi që ata jetonin jo shumë larg vendit ku ndodhi aksidenti dhe nuk munden të rrinin aty e ta kujtonin çdo ditë ngjarjen tragjike.

Sipas kushëririt të tyre ata ende janë duke vuajtur shumë për rastin.

(Kosova Sot)