Rikallo: Përmes arrestimit të Gjuriqit u tentua të bllokohej dialogu i Brukselit

  • 26 March 2019 - 13:17
Rikallo: Përmes arrestimit të Gjuriqit u tentua të bllokohej dialogu i Brukselit

Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, ka thënë se arrestimi i Marko Gjuriqit ishte bërë me qëllim të bllokimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Këto deklarata Rikallo i ka bërë një vit pas rastit të arrestimit të shefit të të ashqtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit me 26 mars në veri të Mitrovicës.

Anëtari i Listës Serbe, Rilallo i cili tashmë është angazhuar me detyrë në Qeverinë e Serbisë pas shkarkimit nga posti i ministrit në Qeverinë e Haradinajt, thotë se arrestimi i Gjuriqit ishte bërë me qëllim të vështirësimit të jetës së serbëve në veri.

Në një bisedë për ‘tanjug’, Rikallo ka thënë se ende nuk dihet se kush e kishte urdhëruar, dhe kush mbanë përgjegjësi për atë keqtrajtim të përfaqësueseve politik të serbëve, dhe në të njëjtën kohë trajtimin johuman që i ishte bërë Marko Gjuriqit.

(Kosova Sot)