Nëntë infermiere që punojnë në spitalin e njëjtë, mbesin shtatzënë në të njëjtën kohë

  • 26 March 2019 - 13:29
Nëntë infermiere që punojnë në spitalin e njëjtë, mbesin shtatzënë në të njëjtën kohë

Nëntë infermiere që punojnë në njësinë e lindjeve në spitalin e Maine, SHBA, janë shtatzënë dhe po presin të lindin brenda pak muajve.

Të gjitha infermieret pritet të lindin mes prillit dhe korrikut. Njëra nga infermieret, Amanda Spear, tha:

“Është me të vërtetë mirë të vish në punë dhe të shohësh njerëz që janë shtatzënë si ti dhe të shikosh barkun e tyre të fryrë dhe të flasësh për eksperiencat që do t’i kemi të gjitha së bashku”.

Kurse infermierja Erin Greiner, tha:

“Të gjitha me rend filluam të thoshim, “Jam shtatzënë”, dhe mendoj se çdo herë ky njoftim ishte lajm i mirë. Jemi këtu për njëra-tjetrën”

Spitali tha se po përgatitet për lindjen e infermiereve. Janë rreth 80 infermiere të regjistruara që aktualisht punojnë në njësitin e lindjeve, thuhet sipas News Center Maine.

“Mos u brengosni”, tha spitali në një koment. “Kemi një plan”.

(Kosova Sot)