Miftari: Ky klan mafioz, politik kontrollon edhe gjykata e prokurorë edhe policinë dhe AKI-në

  • 26 March 2019 - 14:32
Miftari: Ky klan mafioz, politik kontrollon edhe gjykata e prokurorë edhe policinë dhe AKI-në

“Kërcënimet e presidentit diktator Hashim Thaçit ndaj gazetës “Kosova sot”: "ose ndalni shkrimet ose ju shkatërrojmë" janë të kuptueshme, pasi presidenti ynë “i dashur" po e vazhdon rrugën që Slobodan Milosheviqi dhe Aleksandar Vuçiqi e kanë lënë në gjysmë në vitin 1998-99.

Kërcënimet duhet mu marr seriozisht pasi i njëjti klan mafioz politik kontrollon edhe gjykata e prokurorë edhe policinë dhe AKI, prandaj duhet pasur kujdes nga “etiketimet dhe falsifikimet ligjore" që mund t’i fabrikojë ky klan.

Sulmet, kërcënimet, shantazhet ndaj shtypit të lirë dhe sidomos tani ndaj gazetës “Kosova Sot” nuk duhet të na frikësojnë, por përkundrazi”, u shpreh Naim Miftari për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)