Paralajmërohet tronditje e madhe për PDK-në, ja dy grupet e mëdha brenda partisë

  • 26 March 2019 - 14:32
Paralajmërohet tronditje e madhe për PDK-në, ja dy grupet e mëdha brenda partisë

Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga ish kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli tashmë ka filluar zgjedhjet e brendshme pas debaklit që pësuan ne zgjedhjet e fundit.

E nëpër nëndegë ku janë mbajtur deri më tani zgjedhjet, ka pasur mospajtime të mëdha, të cilat kanë shkuar edhe deri në përleshje mes anëtarëve të PDK-së.

Image
Faik Krasniqi

E lidhur me këtë, analisti politik, Faik Krasniqi thotë se në PDK-ja tashmë është e ndarë në dy grupe.

“Këto përplasje brenda PDK-së edhe janë pritur, sepse për dy dekada kjo parti është zhytur thellë në pisllëqe të ndryshme, dhe tash te gjitha po dalin ne shesh. Në këtë parti janë dy grupacione: pro Hashim Thaçit, dhe pro Kadri Veselit. Në PDK punojnë me dy grupe paralele. Njeri grup që akoma Thaçin e njohin si kryetar partie dhe atij i binden, dhe grupi tjetër që i binden urdhrave të Kadri Veselit”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot”.

Sipas tij, këto përplasje do t’i ushtrojnë shumë PDK-së ë zgjedhjet e radhës.

“Këto përplasje në ndarje, do t'i shkaktojnë probleme kurdo që të mbahen zgjedhjet, sepse grupi i Thaçit do lobojë kundër partisë për ta dobësuar PDK-në, respektivisht Kadri Veselin. PDK është tejkriminalizuar dhe i duhet një pastrim i thellë. Është në të mirën e partisë por edhe të Kosovës. Kosovës nuk i duhet parti me njerëz të kriminalizuar dhe gangsterë!”, përfundon për gazetën “Kosova Sot”, analisti politik, Faik Krasniqi.

(Kosova Sot)