Haradinaj i dërgon porosi Brukselit, tregon pse Kosova e ka humbur besimin në BE

  • 26 March 2019 - 15:38
Haradinaj i dërgon porosi Brukselit, tregon pse  Kosova e ka humbur besimin në BE

Kryeministri Ramush Haradinaj është përgjigjur rreth kushtëzimin e liberalizimit të vizave për heqjen e taksës, duke komentua deklaratat e raportueses për viza në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Sipas Haradinajt, është zor t’i besohet zyrtarëve të Bashkimit Evropian që vazhdojnë të përmendin kushte për liberalizimin e vizave.

Haradinaj thotë se edhe më herët janë vënë kushte të ndryshme, e është bërë zor t’iu besohet evropianëve.

“Qysh me i besu evropianëve se nihere na thanë dialogu, tani taksën, tani kumedit cka na thojnë. Është bërë zor me iu besu, se është e vërtetë cka ka thënë kjo zonja [Fajon] se edhe shefat e saj që kanë ardhë na kanë thënë që kryne këtë se e keni pastaj liberalizimin. Ne po punojmë për këtë në shumë drejtime”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

Megjithatë ai thotë se po angazhohën për këtë temë, ndërsa tregon se zgjedhjet në BE janë një aryse e vonesës së liberalizimit të vizave.

“Ne po punojmë për këtë teme, megjithatë kjo nuk vjen me automatizëm pas kryerjes së kushteve se Evropa i ka procedurat e saj, e edhe zgjedhjet në BE”, është shprehur Haradinaj.

(Kosova Sot)