"Google Glass" mund t'u ndihmojë fëmijëve me autizëm

  • 26 March 2019 - 15:45

"Google Glass" mund t'u ndihmojë fëmijëve me autizëm që të kuptojnë shprehjet e fytyrës dhe informatat sociale, thotë një studim i ri. Fëmijët me çrregullime zhvillimore shpesh kanë telashe që ta mbajnë kontaktin me sy dhe të interpretojnë emocionet themelore, gjë që mund ta vështirësojë funksionimin e tyre në shoqëri. Por, shkencëtarët thonë se, bartja e të të ashtuquajturave 'syza të mençura', të cilat përfshijnë një ekran dhe një altoparlant, iu ka ndihmuar fëmijëve që të kuptojnë dhe identifikojnë më mirë emocionet e fytyrave të njerëzve. Në disa raste, simptomat e autizmit të këtyre fëmijëve bile edhe ishin zbutur. Ekipi nga Universiteti i Stanfordit në Kaliforni, thotë se gjetjet tregojnë se terapia me "Google Glass" është më e lehtë dhe më e qasshme, gjë që mund të përmirësojë listën e pritjes për terapi bihejvorale. 

Fëmijët rëndom diagnostikohen deri në moshën 2- vjeçare

Çrregullimet e spektrit të autizmit (ASD) janë një grup çrregullimesh zhvillimore ku personat kanë vështirësi në komunikim dhe sjellje. Këtu përfshihen disa rrethana - duke përfshirë autizmin, sindromën Asperger dhe çrregullimin dezintegrues të fëmijërisë - dhe simptomat mund të klasifikohen nga të buta, deri të rënda. Fëmijët rëndom diagnostikohen deri në moshën 2-vjeçare, pasi manifestojnë shenja, sikur shmangia e kontaktit me sy, mos përgjigja kur thirren në emër, si dhe përsëritja e lëvizjeve të caktuara. Sipas statistikave, rreth 1 në 59 fëmijë në SHBA kanë ASD. Intervenimi, i quajtur "Superpower Glass" nga kërkuesit "Stanford", ka bërë që fëmijët të bartin "Google Glass" disa herë në javë. Syzat kompjuterike shoqërohen me një smartfon dhe një kamerë, e cila regjistron pikëpamjet e përdoruesit. "Google Glass" po ashtu kanë edhe një ekran të vogël përmbi syrin e djathtë dhe një altoparlant, i cili i jep përdoruesit informatë vizuale dhe auditive. Për këtë studim, të publikuar në "JAMA Pediatrics", shkencëtarët kanë analizuar 71 fëmijë të moshave midis 6 dhe 12 vjetësh, që ishin diagnostikuar me ASD. Kërkuesit shkencorë programuan aplikacionin me "Google Glass" për të mësuar pjesëmarrësit rreth shprehjeve të fytyrës, me informata në kohë reale. Së pari, kur një fytyrë detektohet nga kamera e syzave, paraqitet një "emoji" në ekran, që korrespondon me emocionin.

Ka pasur përmirësime në Lojën e zbulimit

Më pas jepet një audio informatë e cila klasifikon emocionin si njërin nga tetë sish: të lumtur, të pikëlluar, të frikësuar, të befasuar, të neveritur, indiferent dhe neutral. Më pas ekzistojnë tri loja të cilat prindërit mund të luajnë me fëmijët. Loja e parë është 'kapja e buzëqeshjes', në të cilën fëmijës i jepen informata rreth emocionit të caktuar, sikur që është rrëfimi i një shakaje për emocionin e lumtur.

Në lojën "qëlloja emocionin tim", prindërit kërkojnë nga fëmijët që t'ia qëllojë se çfarë emocioni manifestojnë ata. Më pas është edhe "loja e lirë" në të cilën fëmija merr informata audio dhe vizuale për çdo individ, i cili ndërvepron me ta. Kërkuesit shkencorë thonë se këto lojëra iu ndihmojnë fëmijëve autistë që të mësojnë identifikimin dhe të dallojnë emocionet e ndryshme. Dyzet fëmijë kanë përdorur këtë pajisje për sesione 20 minutëshe katër herë në javë, për gjithsej gjashtë javë, derisa pjesa tjetër ishin kontroll. Në fund të studimit, kërkuesit shkencorë panë përmirësime në testin SRS-II, i cili është një pyetësor i plotësuar nga prindërit rreth aftësive sociale të fëmijëve autistë, gjë që nënkuptonte se simptomat e sëmundjes ishin zbehur. Ka pasur përmirësime në Lojën e zbulimit (përcaktimit) të emocioneve, ku fëmijët identifikonin emocionet e shfaqura nga një qenie e gjallë njerëzore.

(Kosova Sot)