“Do të bëj çmos për marrëveshjen me Serbinë”, vijnë akuza të rënda ndaj Thaçit

  • 26 March 2019 - 15:47
“Do të bëj çmos për marrëveshjen me Serbinë”, vijnë akuza të rënda ndaj Thaçit

"Do të bëj çmos për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë". Kështu ka deklaruar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën gjermane ‘Süddeutsche Zeitung’, duke shtuar se BE-ja nuk ka qenë kurrë në gjendje t’i rregullojë gjërat vet dhe sot është edhe më pak e aftë për një gjë të tillë.

E një deklaratë e tillë nga Hashim Thaçit, sipas analistëve politike është dëshmi që presidenti nuk do të kursejë asgjë vetëm që të arrijë marrëveshjen me Serbinë. Sipas analistëve, qëllimi i vetëm i Thaçit që t’i fal tokë dhe pasuri të Kosovës shtetit të Serbisë, është që t’i shpëtojë Gjykatës Speciale.

Lidhur me këtë, analisti Reshat Badallaj-Zhuriani, për gazetën “Kosova Sot” thotë se kjo që është duke e bërë Thaçi është një punë së koti.

“Kryekuislingu fol përçart dhe rrah gjoks për marrëveshjen me Serbinë fashiste që na vrau, na preu, na dogji, na dhunoi dhe të gjitha i harroi kaq lehtë ky bastard shkuar bastardëve që me çdo kusht të nënshkruaj në Shtëpinë e Bardhë ju them se e ka kot”, ka thënë Badallaj-Zhuriani.

Sipas tij, Kosova nuk ka më gjak të jap për këto punë të pista që po i bëjnë Thaçi me ekipin e tij.

"Do të bëj çmos për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë".

Hashim Thaçi

“Çka mendon ky shpirt-shitur se Kosova martire që ka derdhur gjak me shekuj kundër pushtuesve është mal i Haxhi shumarit të Brojës. A e di ky matrapaz se Kosova nuk është plaçkë pazari, a e di ky dilinxhi dhe ky soj afijesh se Kosova vlen më shumë se bishti i tij. Po kadilber i Serbisë, a i ka bërë hesapet me popullin dhe në emër të kujt flet ky sojëzes? Ky matrapz, ky gjakëzi, e kupton se Kosova nuk ka me gjak për të derdhur për interesat e këtij kryekuislingu dhe atyre zagarëve dhe langonjve që i ka rrotull vetës. Ne e kuptojmë se qentë lehin aty ku hanë,ama qentë lehin edhe në ata njerëz që nuk i njohin. Qentë kurrë nuk lehin në zotin e shtëpisë e zoti i Kosovës është populli dhe assesi ata langonj të Jovica Stanishiqit e Zoran Stijeviqit”, ka deklaruar ai për “Kosova Sot’.

Image
Reshat Badallaj

“Ç´pandeh ky, se mund të nënshkruaj si të dojë dhe çka të dojë. Jo! Nuk do këtë birë nëne që mund të vërë imza në emër të Kosovës pa folur populli. Populli e kupton këtë hajvan dhe hajvanët tjerë që janë në siklet të madh sepse për atë punë paguhen, por ata që punojnë për shërbime te huaja, kanë përfunduar keq. A e dinë kjo kope tradhtarësh se është keq kur vendi yt të mallkon e vendi huaj të vajton!? Ky çyryk a është duke kuptuar se tashmë populli e ka kuptuar se është vegël e huaj dhe nuk mund të plagosin edhe njëherë Kosovën për vdekje,prandaj të thërrasin rradaken sa nuk është vonë” është shprehur Badallaj për “Kosova Sot”.

Badallaj hedhë akuza të rënda ndaj Presidentit Thaçi, ku sipas tij ai është bërë milionerë, e deri dje e gjithë familja e Presidentit nuk kishin as rryp për pantallona.

“Ky matuf nuk e kupton se çka do të thotë të shpërbëj Kosovën territoriale që është mbrojtur dhe është paguar më shumë gjak dhe akoma këta langonjë ndjekin erën e kermes. Vetëm shikoni se nga kur paguhet për këtë afijellëk dhe nuk pushon herë pas here bëhet sazexhi dhe nuk i bie fyellit më një vrime dhe kurrë nuk i pret sakica me një vend, herë korrigjim kufijsh, herë ndryshim kufijsh e herë dreqi i mallkuar krejt me qëllim që të bie zjarr në Kosovë dhe vepron me maskarallëqet e tij dhe atyre që ndërsehet,por ka edhe një hallë tjetër pos gjykatës special, që të largon vëmendjen nga hajnia që është bërë supermilionerë dhe ka siguruar pasuri me hajni për 30 breza, çka flet shtëpia e tij që deri dje nuk kishte rrip pantollanash”, shtoi ai më tutje.

“Ky është gjarpër nëngjethe dhe duhet pasur shumë kujdes se kafshon hajnisht dhe helmueshëm, prandaj duhet shkarkuar ja më hatër ja me zor. Por për të shpëtuar vendi, domosdoshmërisht duhet shkarkuar dhe të mos lejohet më të luaj me lojëra të pista dhe shumë të rrezikshme për vendin dhe popullin, sepse ky i ka ngjitur vetës damkën e tradhtisë dhe u bë rezil. Këta të gjithë bashkë një kope spurdhjakësh janë duke përdorur kazmën për të shkatërruar vendin dhe për të ruajtur nga ky shkatërrim duhet të ikin në theqafje për të mos u kthyer kurrë, por jam duke u habitur me të gjithë ne, me poullin se përse nuk ngrihen i madh e i vogël për t´i dalur zot vendit nga këta qelbësira që paguhen nga Serbia dhe agjenturat e huaja, që janë kundër Kosovës për interesat e tyre personale dhe për para, si ata qentë e tërbuar...” ka përfunduar Reshat Badallaj për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)