Treni e shtyp adoleshenten derisa po tentonte të bënte selfie

  • 26 March 2019 - 16:54
Treni e shtyp adoleshenten derisa po tentonte të bënte selfie

Një adoleshente ruse gjeti vdekjen në një vijë hekurudhore, ndërsa ajo u përpoq të bënte një selfie përpara një treni që po afrohej.

Sipas mediave të huaja, Karina Baymukhambetova, 15 vjeçe, ishte “prerë në copa” kur lokomotiva u përplas me të në Orsk të Rusisë.

Një djalë i paidentifikuar që ishte me të, që besohet të ishte një i afërm, arriti të hidhej nga shinat në kohë.

Siç thuhet tutje, shoferi i trenit e kishte përdorur frenimin e tij të emergjencës kur pa njerëzit në shina, por motori nuk mundi të ndalet në kohë.

Raportet në Rusi thanë se djali e kishte paralajmëruar vajzën për rrezikun, por ajo kishte përgjigjur: ‘Mos ki frikë nga asgjë në jetë’. 

(Kosova Sot)