Thaçi nuk kursen asgjë për Serbinë, kërkohet shkarkimi i detyrueshëm i Presidentit

  • 26 March 2019 - 19:19
Thaçi nuk kursen asgjë për Serbinë, kërkohet shkarkimi i detyrueshëm i Presidentit

“Do të bëj çmos për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë". Kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. E lidhur me këtë nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a është kjo deklaratë e tij dëshmi se Thaçi nuk do të kursejë asgjë vetëm që të arrijë marrëveshjen me Serbinë!? A është qëllimi i vetëm i Hashim Thaçit që të fal toke/territor dhe pasuri të Kosovës shtetit të Serbisë, vetëm e vetëm që t’i shpëtojë Gjykatës Speciale?

A po dalin të vërteta akuzat ndaj tij ku shumë herë është akuzuar si agjent i Serbisë dhe njeri që punon për shërbime të huaja!? A duhet të shkarkohet sa më parë Thaçi nga posti i tij? Pse deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e inicojnë me vetiniciativë shkarkimin e detyrueshëm të Hashim Thaçit nga pozita e presidentit , i cili po tejkalon hapur mandatin e tij kushtetues e ligjor? Pse Presidentit aktual të Kosovës nuk duhet lejuar që edhe më tutje të dëmtojë edhe më shumë shtetin, imazhin dhe shtetësinë e tij?

Pse Hashim Thaçit i ka pëlqyer gjithnjë të jetë i gjithëpushtetshëm dhe sundimtar dhe kurrë nuk është mjaftuar asnjëherë vetëm me kompetencat që ia jep pozita e caktuar sipas ligjit, andaj ai gjithnjë ka funksionuar përtej ligjit e kushtetutës, që i bie gjithnjë “mbi ligjin”? A ishte Hashim Thaçi gjatë këtyre 20 viteve jo vetëm kryetar partie, kryeministër, kryediplomat, por njëkohshëm me këto pozita, edhe kryerektor i UP-ve, kryeredaktor i shumë medieve mercenare, kryebiznesmen i grupit të bizneseve mafio-oligarkike e kriminale, kryeprokuror e shef i KPK-së dhe kryegjyqtar e shef i KGJK-së, kryeakademik i AK, dhe së fundmi edhe kryetar shteti e me gjasë edhe kryebanditi i politikës kosovare?

Pse nuk duhet lejuar që Hashim Thaci të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Presidentit, duke rrezikuar shtetin e Kosovës, duke filluar nga lidhjet e tij kriminale me klanin Pronto dhe mafio-oligarkët Devolli dhe jo vetëm, duke vazhduar me shkelje dhe inkriminim të thellë me nëntokën e gjerë kriminale, për të gatuar bashkë me agjentët e UDB-së, miq të tij të ngushtë,drejtor dhe agjenta të mafio-oligarkëve të inkriminuar, organizoi natën rrëzimin e Gjykatës Speciale ndërkombëtare, duke vazhduar që pa kurrfarë mandati, pa kurrfarë autorizimi, të ketë takime të fshehta në vende sekrete me homologun dhe mikun e tij serb Vucic, rezultati i të cilave takime mund të jetë i leverdishëm vetëm për Thaçin si individ, por jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i dëmshëm për Kosovën si shtet demokratik e ligjor, pra duke negociuar për ndarjen e tkurrjen dhe shitjen e tokës së Kosovës?

A do të kenë guximin deputetët e Kuvendit të Kosovës që të nisin iniciativën për të diskutuar e debatuar në seancë plenare, dhe ndërkohë për t'ju drejtuar e paraqitur edhe Gjykatës Kushtetuese që Presidenti Thaçi të shkarkohet nga pozita që ai e mbanë prej 3 vitesh?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën numër një, të përditshmen kosovare, “Kosova Sot”.