'Të kesh shkollat më të dobëta, administratën më të korruptuar, e të shpallesh shteti më i lumtur, je bërë për me të fry Burdushi'

  • 26 March 2019 - 20:42
 'Të kesh shkollat më të dobëta, administratën më të korruptuar, e të shpallesh shteti më i lumtur, je bërë për me të fry  Burdushi'

Duke marrë për bazë studimin e fundit ku Kosova radhitej si vendi më i lumtur në Evropë, dhe një nga më të lumturit në botë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Njohësi i aktualitetit në vend Naser Aliu, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me këtë dukuri e cila është për tu analizuar, citim:"Të kesh shkollat më të dobëta, administratën më të korruptuar, të shpallesh më i lumtur, je bë për me të fry  Burdushi"

Ky është postimi i plotë:

2014 Kosova vendi më i lumtur në rajon
2015 Kosova, vendi më i lumtur në rajon
2016 Kosova vendi më i lumtur në rajon
2017 Kosova në vendin e 76
2018 Kosova vendi më i lumtur në rajon
2019 Kosova vendi më i lumtur në rajon
Për 5 vjet, më shumë se 170 mijë qytetarë kanë ikur nga vendi i lumturisë

Dokument i Bankës Botërore: "Emigrimi ndërkombëtar nga Kosova është ndër më të lartët në botë, Raport Nr. 60590 - XK"

Vizat nuk hiqen nga frika se nga vendi më i lumtur në rajon, ikën pjesa dërmuese e rinisë!

Të jesh i izoluar, të kesh shkollat më të dobëta, administratën më të korruptuar, qeveri me 100 ministra e zëvendës, shtetin e pasovranitet në veri dhe të papërfunduar dhe të deklarohesh më i lumtur, atëherë je bâ për me të fry te Burdushi, te Hashimi, dhe te Ramushi, sepse fatkeqësinë dhe mjerimin konsideron lumturi!

Nga qindra pyetje që u shtrohen njerëzve në botë, tri përgjigje janë janë marrë si faktorë kryesor për përcaktimin e lumturisë së njeriut. Kjo është radhitja: “Haben, Lieben, Sein.” Me pasë, (puna dhe fitimi i mirë) me dashure dhe me qenë, (shëndeti.) Nëse merren me mbi 30 për qind veç e veç puna dhe dashuria, atëherë nuk mund të flitet për vend të lumtur, por për vend të stërvitur për të mashturar edhe anketuesit!

(Kosova Sot)