Miku i shqiptarëve, Mesiq, pretendon të bëhet serish president i Kroacisë

  • 26 March 2019 - 20:53
Miku i shqiptarëve, Mesiq, pretendon të bëhet serish president i Kroacisë

Ish-presidenti kroat Stjepan Mesiq, 84 vjeçar tha sot se po konsideron një kandidaturë të tretë për presidencën e vendit.

Mesiq, që herë pas herë deklarohet pro Kosovës në cështjet me Serbinë, ka shtuar se shumë individë dhe grupe e vizitojnë në lidhje me këtë, por që ende nuk ka vendosur.

Mesiq po ashtu ka treguar se ai ka të drejtë formale për të kandiduar për president të Kroacisë.

“Ju e dini, unë ende nuk kam vendosur, ka mundësi të ndryshme. Shumë grupe dhe individë më vizitojnë, pasi që unë do të kisha një të drejtë formale për të kandiduar, por ende nuk e di, “tha Mesiq për N1 Zagreb.

(Kosova Sot)