Selimi: Thaçi pasi ta kryej mandatin të pensionohet

  • 26 March 2019 - 20:55
Selimi: Thaçi pasi ta kryej mandatin të pensionohet

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, thotë se Presidenti Hashim Thaçi pasi ta përfundojë këtë mandat, duhet të pensionohet.

Selimi ka thënë se pas përfundimit të mandatit presidenti Hashim Thaçi duhet të largohet nga politika.

“Besoj se Hashim Thaçi i ka kryer të gjitha. Ka qenë kryeministër, kryetar i partisë një kohë, është president dhe nuk ka më arsye që të vazhdojë. E kryen mandatin edhe le të shkojë në pension”, ka thënë Selimi për media.

Ndryshe, Presidenti Thaçi përfundon mandatin në vitin 2021.

Ai më herët ka thënë se rikandidon për një mandat tjetër vetëm nëse bëhen ndryshimet kushtetuese dhe presidenti zgjedhet me vota të popullit, e jo nga deputetët. 

(Kosova Sot)