Alarmojnë analistët: Boll është boll, Kuvendi ta shkarkojë Hashim Thaçin

  • 27 March 2019 - 07:32
Alarmojnë analistët: Boll është boll, Kuvendi ta shkarkojë Hashim Thaçin

Zeqa: Çdo vonesë dhe hezitim nga ana e deputetëve për shkarkimin e Thaçit në Kuvend lë të nënkuptohet për anashkalim dhe pajtim me të keqën e madhe për vendin

 “Gjatë gjithë kohës, që nga pas lufta e këtej, Hashim Thaçi, për 20 vjet me radhë, ishte jo vetëm kryetar partie, kryeministër, kryediplomat, por njëkohshëm me këto pozita, edhe kryerektor i UP-ve, kryeredaktor i shumë medieve mercenare, kryebiznesmen i grupit të bizneseve mafio-oligarkike e kriminale, kryeprokuror e shef i KPK-së dhe kryegjyqtar e shef i KGJK-së.

Ai ishte kryeakademik i AK-së, dhe së fundmi edhe kryetar shteti, e me gjasë edhe kryebanditi i politikës kosovare me mandat të pafund, gjë që ndodh vetëm në një shtet me deputetë tërësisht të lodhur e të paaftë për vendimmarrje, siç është rasti me Kosovën. Mjaft është mjaft dhe Hashim Thaçi me asnjë çmim nuk duhet të lejohet që edhe më tej të vazhdojë të ushtrojë detyrën e presidentit, duke rrezikuar kështu edhe shtetin e Kosovës, duke filluar nga lidhjet e tij kriminale me klanin ‘Pronto’ dhe mafio-oligarkët Devolli dhe jo vetëm, e duke vazhduar me shkelje e inkriminim të thellë me nëntokën e gjerë kriminale, për të gatuar bashkë me spiunët e UDB-së, miq të tij të ngushtë, drejtorë dhe agjentë të mafio-oligarkëve të inkriminuar, ndarjen e Kosovës”, thotë analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot”

“Do të bëj çmos për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë". Kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo deklaratë e tij është edhe një tjetër dëshmi se Thaçi nuk do të kursejë asgjë vetëm që të arrijë marrëveshjen me Serbinë. Sipas analistëve, qëllimi i vetëm i Hashim Thaçit është që të falë tokë/territor dhe pasuri të Kosovës shtetit të Serbisë, vetëm e vetëm që t’i shpëtojë Gjykatës Speciale. Ata vlerësojnë se po dalin të vërteta akuzat ndaj tij ku shumë herë është akuzuar si agjent i Serbisë dhe njeri që punon për shërbime të huaja.

Analistët pyesin se pse deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e iniciojnë me vetiniciativë shkarkimin e detyrueshëm të Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, i cili po tejkalon hapur mandatin e tij kushtetues e ligjor. Sipas tyre, presidentit aktual të Kosovës nuk duhet lejuar që edhe më tutje të dëmtojë edhe më shumë shtetin, imazhin dhe shtetësinë. Analistët potencojnë se Hashim Thaçit i ka pëlqyer gjithnjë të jetë i gjithëpushtetshëm dhe sundimtar dhe kurrë nuk është mjaftuar vetëm me kompetencat që ia jep pozita e caktuar sipas ligjit, andaj ai gjithnjë ka funksionuar përtej ligjit e Kushtetutës, që i bie gjithnjë “mbi ligjin. Thaçi, sipas analistëve, gjatë këtyre 20 vjetëve ishte jo vetëm kryetar partie, kryeministër, kryediplomat, por njëkohshëm me këto pozita, edhe kryerektor i UP-ve, kryeredaktor i shumë medieve mercenare, kryebiznesmen i grupit të bizneseve mafio-oligarkike e kriminale, kryeprokuror e shef i KPK-së dhe kryegjyqtar e shef i KGJK-së, kryeakademik i AK-së, dhe së fundmi edhe kryetar shteti, e me gjasë edhe kryebanditi i politikës kosovare.

Analistët thonë se nuk duhet lejuar që Hashim Thaçi të vazhdojë të ushtrojë detyrën e presidentit, duke rrezikuar shtetin e Kosovës, duke filluar nga lidhjet e tij kriminale me klanin “Pronto” dhe mafio-oligarkët, duke vazhduar me shkelje dhe inkriminim të thellë me nëntokën e gjerë kriminale, për të gatuar bashkë me agjentët e UDB-së, miq të tij të ngushtë,drejtorë dhe agjentë të mafio-oligarkëve të inkriminuar, organizoi natën rrëzimin e Gjykatës Speciale Ndërkombëtare, duke vazhduar që pa kurrfarë mandati, pa kurrfarë autorizimi, të ketë takime të fshehta në vende sekrete me homologun dhe mikun e tij serb, Vuçiq, rezultati i të cilave takime mund të jetë i leverdishëm vetëm për Thaçin si individ, por jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i dëmshëm për Kosovën si shtet demokratik e ligjor, pra duke negociuar për ndarjen e tkurrjen dhe shitjen e tokës së Kosovës.

Image
Reshat Badallaj-Zhuriani

Badallaj: Pazaret e pista, në kurriz të Kosovës

“Premtimeve dhe fjalëve të këtij kryekuislingu me të gjithë ata këlyshët që i ka rrotull dhe bëjnë pazare të pista në dëm të Kosovës, pa e dhënë fjalën populli nuk mund të vënë gisht se kjo kope tradhtaresh janë të vetëdijshëm se çfarë gishti i pret. Kryekuislingët që bëjnë argatin e djallit dhe të serbo-rusëve në dëm të Kosovës dhe popullit të saj që ka derdhur shumë gjak nuk ia var kush dhe se Kosova nuk është plaçkë për të shitur nga zagarët dhe langonjtë e Aleksandër Vuçiqit dhe Hashim zezës, Edvin kanabisit dhe zagarit të UDB-së, Baton Haxhiut.

Këta ndihen të fortë, sepse përpos Serbisë fashiste e kanë bërë mik të fortë edhe Rusinë Cariste përmes djalit të Batonit, Andi Baton Haxhiut, këlyshit të UDB-së serbe e langoit të kryeudbashit serb, Jovica Stanishiqit, që ka bërë krime dhe hata në Kosovë dhe ndodhej në Gjykatën e Hagës. Për të ndalur këtë rrezik permanent, edhe pse Kosova nuk e pranon, do të duhej edhe zyrtarisht të shkarkohet kryekuislingu dhe bashkë me të të goditet fortë e tërë kopeja e tij. Si mund t´i thuash Kuvend kur kryebanditët shesin për interesa të tyre karrieriste të japin 8 mijë e ca hektarë tokë, si ka mundësi kur një grup banditësh e kryevagabondësh mundohen të japin 1/3 e tokës së Kosovës që është derdhur gjaku lumë, ku jemi vrarë e prerë me sakicë e hanxhar, jemi dhunuar e plaçkitur? ‘Pastaj, si mund të thotë dikush në Kosovë se ka OPOZITË? Përse nuk ju vjen turp? Ku është ajo opozitë?

Si mund t´i thuash kësaj kopeje kuislingësh dhe të lejohen të flasin në emër të vendit, kur shkelin ligjet,shkelin Kushtetutën e vendit, bëjnë pazare të pista pa i bërë hesapet mirë pa hanxhiun”, potencoi analisti Reshat Badallaj- Zhuriani për “Kosova Sot”.

Çka po presin deputetët nga presidenti antikombëtar?!
Analisti Gani Qarri thekson se vetë fakti se Hashim Thaçi me kryeneçësi të pashembullt vazhdon të deklarojë se “Do të bëj çmos për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë", kjo deklaratë e tij dëshmon se Thaçi nuk do të kursejë asgjë vetëm që të arrijë marrëveshjen me Serbinë, sado e dëmshme qoftë ajo, duke i falur edhe tokë e territor dhe pasuritë më vitale të Kosovës shtetit të Serbisë, vetëm e vetëm që t’i shpëtojë ndjekjes së Gjykatës Speciale.

“Të gjitha akuzat ndaj tij, ku shumë herë është akuzuar si agjent i Serbisë dhe njeri qe punon për shërbime të huaja, me sjelljet e veta, po dëshmon se janë plotësisht të vërteta, kështu që Thaçi duhet sa më parë të shkarkohet nga posti i presidentit ku u katapultua nga LDK-ja dhe Isa Mustafa, në mënyrë që të mos e rrezikojë edhe më shumë Kosovën. Ndaj, habit fakti se si dhe ku do të gjejnë arsyetimin për përgjegjësinë që mbajnë para popullit dhe votës së qytetarëve edhe deputetët e lodhur të Kuvendit te Kosovës, të cilët nuk e iniciojnë me vetiniciativë shkarkimin e detyrueshëm të Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, i cili ka vite që tejkalon hapur mandatin e tij kushtetues dhe ligjor”, u shpreh ai. “Presidentit aktual i Kosovës nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë qe ta dëmtojë edhe më tepër tërësinë territoriale, imazhin dhe shtetësinë e brishtë të Kosovës. Hashim Thaçit, duke qeverisur vetë fund e krye dhe i papenguar asnjëherë nga askush, i ka pëlqyer gjithnjë të jetë i gjithëpushtetshëm e sundimtar fundamental dhe kurrë nuk është mjaftuar vetëm me kompetencat që ia jep pozita e caktuar sipas ligjit, por gjithnjë ka funksionuar përtej ligjit e Kushtetutës, që i bie gjithmonë “mbi ligjin” dhe shtetin.

Gjatë gjithë kohës, që nga pas lufta e këtej Hashim Thaçi, për 20 vjet me radhë, ishte jo vetëm kryetar partie, kryeministër, kryediplomat, por njëkohshëm me këto pozita, edhe kryerektor i UP-ve, kryeredaktor i shumë medieve mercenare, kryebiznesmen i grupit të bizneseve mafio-oligarkike e kriminale, kryeprokuror e shef i KPK-së dhe kryegjyqtar e shef i KGJK-së. Ai ishte kryeakademik i AK-së dhe së fundmi edhe kryetar shteti e me gjasë edhe kryebanditi i politikës kosovare, me mandat të pafund, gjë që ndodh vetëm në një shtet me deputetë tërësisht të lodhur e të paaftë për vendimmarrje, siç është rasti me Kosovën”, ka potencuar Qarri për “Kosova Sot”.

“Mjaft është mjaft dhe Hashim Thaçi me asnjë çmim nuk duhet të lejohet që edhe më tej të vazhdojë të ushtrojë detyrën e presidentit, duke rrezikuar kështu edhe shtetin e Kosovës, duke filluar nga lidhjet e tij kriminale me klanin ‘Pronto’ dhe mafio-oligarkët Devolli dhe jo vetëm, e duke vazhduar me shkelje e inkriminim të thellë me nëntokën e gjerë kriminale, për të gatuar bashkë me spiunët e UDB-së, miq të tij të ngushtë, drejtorë dhe agjentë të mafio-oligarkëve të inkriminuar, ndarjen e Kosovës”, ka vlerësuar Qarri.

Image
Gani Qarri

Qarri: Hashim Thaçi, një individ tepër i rrezikshëm

“Thaçi organizoi natën për pak orë edhe rrëzimin e Gjykatës Speciale Ndërkombëtare, duke vazhduar që pa kurrfarë mandati, as kurrfarë autorizimi, të ketë takime të fshehta në vende sekrete me homologun dhe mikun e tij serb Aleksandër Vuçiq, rezultati i të cilave takime mund të jetë i leverdishëm vetëm për konspiracionet e Thaçit si individ, por jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i dëmshëm për Kosovën si shtet demokratik e ligjor.

Pra, ai duke negociuar në dy forma, njërën në prapaskenë për ndarjen, tkurrjen dhe shitjen praktike të territoreve të Kosovës dhe tjetrën duke i kamufluar të gjitha këto publikisht me të ashtuquajturat ide "të tij" e jo të Serbisë?!- për korrigjim kufijsh, shkëmbim territoresh demarkim të kufirit me Serbinë etj., po punon në vazhdimësi që përfundimisht t`ia "shesë" veriun e Kosovës Serbisë me çmimin e lirë-vetëm për faljen e tij nga përndjekja për krime e Hashim Thaçit prej Gjykatës Speciale.

Ndaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës, ose duhet përfundimisht të dëshmojnë guximin që të nisin iniciativën për të diskutuar e për të debatuar në seancë plenare, dhe për të paraqitur ndërkohë kërkesën publike edhe Gjykatës Kushtetuese që presidenti Thaçi urgjentisht të shkarkohet nga pozita që ai e mban pa të drejtë tash e 3 vjet, ose ky Kuvend duhet të shpërndahet e të shkojë dhe të vijnë deputetë të pjekur politikisht e të aftë për vendime të mëdha shtetërore, sidomos në raste dhe gjendje kritike si kjo e tanishmja, ku e ka sjellë kuislingu Hashim Thaçi Kosovën”, u shpreh Gani Qarri për “Kosova Sot”.

Image
Ibrahim Kelmendi

Kelmendi: Prokuroria i ka mundësitë më të mëdha juridike, duke marrë për bazë akuzuese fushatën e Thaçit kundër Kosovës kushtetuese

“Këto që thotë Hashim Thaçi për marrëveshjen me Serbinë janë vetë aktrim, sipas skenarit dhe regjisorit serb. Përndryshe, Serbia nuk do tani asnjë lloj marrëveshje finale me Kosovën, por do që për kundërshtimin e saj ta fajësojë Kosovën. Serbia nuk i frikësohet aspak “Gjykatës Speciale”, as “Prokurorisë së Specializuar”, meqë Dik Marty as Prokuroria e Serbisë nuk i kanë ngritur akuzë konkrete Hashim Thaçit.

Zhurmimet e tyre politike, Prokuroria e Specializuar nuk i kategorizon si akuza juridike. Përndryshe, Thaçit do t’i japë alibi DGSE-ja franceze dhe BIA serbe, meqë ligjërisht kishin të drejtë të angazhonin marioneta për të komplotuar UÇK-në, të cilën ata e diskualifikonin si organizatë terroriste. Kësaj radhe Hashim Thaçi nuk i fal dot tokë Serbisë, meqë sundimtarët e Serbisë nuk po kërkojnë tokë, as pasuri minerare, por duan ta rikthejnë krejt Kosovën nën Serbi, ose ta mbajnë neokoloni ekonomike, siç e kishin dhe siç e kanë. Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk mund të iniciojnë shkarkimin e presidentit Thaçi, sepse Kushtetua nuk ua mundëson. Në Kushtetutë janë rastet kur mund të shkarkohet.

Prokuroria e përgjithshme i ka mundësitë më të mëdha juridike, duke marrë për bazë akuzuese fushatën e Thaçit kundër Kosovës kushtetuese. Secili politikan preferon të ushtrojë sa më shumë pushtet, sidomos kur nuk ka institucione e qytetarë që i kundërvihen. Thaçi e ka babëzi ekstra ushtrimin e sundimit, sa më diktatorial që të ketë mundësi. U bëftë mirë qytetarëve injorantë ky farë presidenti, meqë e thotë edhe proverbi mysliman: popullit ia çon Allahu sundimtarin që meriton...”, u shpreh Ibrahim Kelmendi për “Kosova Sot”.

Image
Florim Zeqa

Zeqa: I gjithëpushtetshmi Thaçi e ka marrë peng Kosovën

Analisti Florim Zeqa u shpreh për “Kosova Sot” se Kosova tashmë ndodhet në dekadën e dytë të qeverisjes nga antivlerat, nga politikanët e papërgjegjshëm dhe injorantë si dhe bashkëpunëtorët e djeshëm dhe mercenarët e sotshëm të Serbisë, të vendosur në hallkat kryesore të shtetit, si në sistemin e drejtësisë, në politikën e brendshme dhe në politikën e jashtme dhe jo vetëm, të tillë janë të emëruar nëpër gazeta dhe mediume televizive.

“Me një fjalë, sot pushtetarët i kanë nën kontroll të plotë të gjitha institucionet shtetërore, qeveritare, politike, diplomatike, shkencore, informative, kulturore në Kosovë dhe diasporë. Megjithatë, një është mbi gjithë të tjerët, ky është Hashim Thaçi, i gjithëpushtetshëm dhe sundimtar i pangopur, i cili asnjëherë nuk është mjaftuar vetëm me kompetencat që ia jep pozita e caktuar sipas ligjit, por ai gjithnjë ka vepruar përtej ligjit e Kushtetutës”, u shpreh ai. “Për dy dekada rresht Hashim Thaçi ishte jo vetëm kryetar partie, kryeministër, kryediplomat e president, por njëkohshëm me këto pozita, ka ushtruar ndikimin e vet të plotë ndaj të gjitha institucioneve të "pavarura" në vendin tonë.

Ndaj ndikimit dhe interferimit të Hashim Thaçit në institucionet e pavarura kanë reaguar disa herë edhe miqtë ndërkombëtarë, siç ishte rasti i fundit i Ambasadës amerikane ndaj bllokimit të KQZ-së nga ana e presidentit”, vlerëson Zeqa. “Edhe përkundër tejkalimit të kompetencave ligjore dhe mandatit kushtetues nga ana e presidentit, deputetët e Kuvendit akoma po hezitojnë në iniciativën për shkarkimin e presidentit. Realisht në iniciativën për shkarkimin e Hashim Thaçit, të parët do duhej të ishin deputetët e LDK-së, jo pse janë subjekt opozitarë, por për shkak se është subjekti i tyre ai që ia mundësoi vazhdimin e qeverisjes PDK-së dhe zgjedhjen e Thaçit president në kundërshtim me vullnetin e shumicës së subjekteve të atëhershme politike, gjegjësisht kundër vullnetit të qytetarëve.

Borxhi që kanë deputetët e LDK-së ndaj qytetarëve të vendit është i madh. Andaj, çdo vonesë dhe hezitim nga ana e deputetëve për shkarkimin e Thaçit në Kuvend, lë të nënkuptohet për anashkalim dhe pajtim me të keqën e madhe për vendin”, ka potencuar ai për “Kosova Sot”. Sipas Zeqës, të gjithë ata deputetë të Kuvendit të Kosovës (pavarësisht subjekteve që përfaqësojnë) që thirren në emër të popullit, nuk duhet lejuar presidentin aktual që edhe më tutje të dëmtojë edhe më shumë imazhin dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot)