Për 24 orë, në Kosovë u shqiptuan 1 mijë e 209 tiketa trafiku

  • 27 March 2019 - 08:53
Për 24 orë, në Kosovë u shqiptuan 1 mijë e 209 tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë janë shqiptuar 1 mijë e 209 tiketa trafiku, ndërsa janë arrestuar 12 persona

Shoferët në Kosovë nuk po respektojnë rregullat e komunikacionit, si pasojë e kësaj, policia ka shqiptuar 1 mijë e 209 tiketa trafiku.

Gjatë ditës së mërkurë, në Kosovë kanë ndodhur 32 aksidente, ku 24 prej tyre kanë qenë pa persona të lënduar dhe 4 aksidente me persona të lënduar.

Policia ka dërguar në mbajtje 12 persona, ndërkaq një person është dërguar në vuajtje të dënimit.

Image

(Kosova Sot)