As mjekët nuk kanë përgjigje, ishte i vdekur për 21 minuta – u “ringjall” rrugës për në morg

  • 27 March 2019 - 10:59
As mjekët nuk kanë përgjigje, ishte i vdekur për 21 minuta – u “ringjall” rrugës për në morg

Joao Araujo, 48-vjeç, ishte pranë timonit dhe po dërgonte gruan në punë, kur u sëmurë dhe humbi vetëdijen. Dhe pas shumë tentimeve për ta rikthyer në jetë, mjekët ia kumtuan lajmin e hidhur familjarëve të tij.

Një postier nga Anglia është “ringjallur” 21 minuta pasi mjekët e kishin shpallur të vdekur, kurse masa po e cilëson si “mrekulli” rikthimin e tij në jetë.

Joao Araujo, 48-vjeç, ishte pranë timonit dhe po dërgonte gruan në punë, kur u sëmurë dhe humbi vetëdijen. Dhe pas shumë tentimeve për ta rikthyer në jetë, mjekët ia kumtuan lajmin e hidhur familjarëve të tij.

E kur infermieret po e dërgonin nga qendra e kujdesit intensiv për në morg vërejtën se ai po lëviz. Menjëherë e rikthyen në qendrën intensive, ku e konstatuan se është gjallë.

Aty një grup mjekësh pranuan se nuk kanë ndonjë përgjigje se si ka ndodhur kjo, dhe se si ka mundur të rikthehet në punë pas tri javëve. E në kartonin e tij të shëndetit, thuhet se kishte pësuar “rikthim spontan të qarkullimit”, kurse Joao në repartin e sëmundjeve të zemrës ka fituar nofkën e “burrit mrekulli”.

“Ky rast më ka ndryshuar shumë. Çdo ditë po i çmoj më shumë gjërat që më ndodhin. Jam shumë falënderues që jam ende gjallë. Tani çmoj më shumë familjarët dhe miqtë. E pasi që në spital nuk kishin ndonjë shpjegim për rastin tim, kanë filluar të më quajnë burri mrekulli”, ka deklaruar Joao të cilit i kanë thënë mjekët se nuk ka pësuar kurrfarë dëmtimi në zemër apo tru.

(Kosova Sot)