Vidhen rreth 65 mijë euro dhe ari në vlerë 20 mijë euro në Ferizaj

  • 27 March 2019 - 11:00
Vidhen rreth 65 mijë euro dhe ari në vlerë 20 mijë euro në Ferizaj

Mbrëmë në Ferizaj ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Dremjak të Ferizajt, ndërkaq, raportohet se janë vjedhur 44 mijë euro e 25 mijë franga zvicerane dhe ari në vlerë 20 mijë euro.

Rastin e ka bërë të ditur për median, zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi ndërkaq ka bërë të ditur se ende nuk ka asnjë të arrestuar.

(Kosova Sot)