Nuk duhet të tolerohen përfaqësuesit e listës Serbe në Qeveri

  • 27 March 2019 - 11:28
Nuk duhet të tolerohen përfaqësuesit e listës Serbe në Qeveri

Të anketuarit përshëndesin vendimin e kryeministrit për shkarkimin e zv. Ministres serbe

Sadije Osaj Jakupi shprehet se kjo qeveri ishte formuar nga Lista Serbe, të cilët kishin marrë pozitën e Zv. Kryeministrit dhe tre ministri. “Pas bojkotit të punës së Kuvendit nga kjo listë dhe pas qasjes se tyre tejet negative ndaj shtetit të Kosovës, me deklarime skandaloze dhe antikushtetuese, u bënë dy shkarkime dhe një emërim nga ana e kryeministrit, të cilën e vlerësoj si një loje me opinionin dhe për efekte elektorale”.

Fatime Kalimashi mendon se ky është një vendim shumë i duhur,shumë i qëlluar. “Arsyeja është që zëvedësministrja e Drejtësisë ka fyer NATO në dhe akuzuar për pretendime të gjenocidit ndaj popullit serb. Me këtë u tregua se tashmë Kosova ka zot shtëpie”, u shpreh ajo.

Adem Morina thotë se Qeveria e Kosovës po bënë shumë tolerime ndaj deputeteve dhe listës Serbe të përfshirë në Qeveri. “Duhet që Qeveria dhe Kryeministri të jenë më të prerë sa i përket angazhimit apo bllokimit të situatave”, është shprehur ai.

Berat Batiu mendon se vendimet e Qeverisë së Kosovës duhet të jenë të bazuara në tabanin kombëtar më shumë se sa atë politik. “Emërime dhe shkarkime politike s’i duhen qeverisë së Kosovës”.

(Kosova Sot)