Haziri: Dera evropiane po ngushtohet për pushtetarët tanë

  • 27 March 2019 - 12:52
Haziri: Dera evropiane po ngushtohet për pushtetarët tanë

“Besimi tek politikanët, veçanërisht te të pushtetshmit, është në rënie. Kjo vjen si rezultat i degradimit që ia kanë bërë vendit po ashtu edhe përshtypjes së keqe që e gëzojnë në opinionin tonë. Realisht, një politikan arrin të gëzojë reputacion ndërkombëtar nëse kontributi dhe angazhimi i tij janë orientuar rreth krijimit të politikave, të cilat për bazë kanë mirëqenien e drejtë dhe të padiskriminuar qytetare.

Aktualisht një vlerësim pozitiv dhe i qasshëm ndër figurat ndërkombëtare nuk ekziston, përshtypja e tyre ndaj udhëheqësve kosovarë është e dobët dhe e pakënaqur. Mbi këtë kontekste konsideroj se edhe dera evropiane gjithnjë e më shumë po ngushtohet, mbase politika evropiane implementohet mbi parime e rregulla demokratike, çka realisht bien ndesh me ato çfarë aplikohen nga liderët tonë.

Unë gjykoj se strukturat e larta perëndimore, do të duhej t'i izolonin disa nga liderët, pasi nga qasjet që ndjekim nuk e meritojnë të kenë vlerësim”, thotë për gazetën “Kosova Sot” analisti Arsim Haziri.

(Kosova Sot)