Tensione mes Fatmir Limajt e Hashim Thaçit, Nisma e paralajmëron Presidentin

  • 27 March 2019 - 12:52
Tensione mes Fatmir Limajt e Hashim Thaçit, Nisma e paralajmëron  Presidentin

Partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate nuk ka marrë ftesën nga zyra e Presidencës për emërimin e anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Bilall Sherifi ka konfirmuar se presidenca nuk i ka dërguar ftesën kandidatit të tyre të propozuar për anëtar të KQZ-së. Ani, pse siç thotë ai në 13-14 dhjetor të 2018-s kishite pranuar shkresë nga Departamenti për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në kuadër të Zyrës së Presidentit, që të dërgohet një emër nga Nisma.

“Më lejoni të ju informojë që diku me 13 -14 dhjetor të vitit 2018-të, unë në cilësinë e shefit të grupit parlamentar të Nisma Socialdemokrate kam marrë një shkresë nga Besim Kajtazi si shef I zyrës ligjore të presidentit, pra ku ngau në kërkohet që të emëroi një anëtarë në emër të Nismas për KQZ”, ka thënë Sherifi.

Sherifi ka lexuar shkresën e plotë të dërguar nga nga Zyra e presidentit për çështje juridike dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Duke, kërkuar sqarim se përse nuk është lajmuar qoftë përmes një shkresë për mos përzgjedhjen e kandidatit të tyre.

“Nga ana jonë kemi pritur konform shkresave zyrtare kërkese për të emëruar një kandidat kemi pritur që presidenti të ftojë një kandidat nga nisma, nuk kemi marrë shkresë që ka anuluar një gjë të tillë, nuk është ftuar kandidati jonë I ftuar”, ka thënë ai.

“Ne presim nga ai qe brenda afatit të caktua, para se të bëjë emërimin e anëtarëve të KQZ-së të emëroj edhe anëtarin e Nisma Socialdemokrate ose të na njoftojë se ka heq dorë nga proceduar për të emëruar nga një anëtarë të çdo grupi parlamentar”, u shpreh Sherifi.

Sherifi i Nisma-s ka kritikuar presidentin duke thënë se ai ka bërë kërkesë për të emëruar dy kandidatë nga PAN e që sipas tij më PAN nuk ekziston në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij presidenti gabohet nëse mendon që PAN përbëhej vetëm nga PDK.

“Unë nuk e di kujt ia ka drejtuar presidenti kërkesën për të emëruar dy nga PAN-i, kush është PAN-i tani shtrohet pyetja në Kuvend nuk ekziston PAN më, kemi PDK, AAK dhe Nisma dhe kërkesën që e ka bërë e ka bërë në emër të partive politike tash ai duhet ta na sqarojë kush i jep mandate atij që kërkesën që e ka bërë në emër të PDK, që kandidatin që e ka dorëzuar PDK ta shndërrojë në PAN, ku e di presidenti kush është PAN. Nëse në Kuvend nuk ka PAN, kujt ia ka dërguar këtë ftesë”, ka thënë mes tjerash Sherifi.

(Kosova Sot)