Vuçiq, ambasadorit amerikan: Përmbaju o burrë

  • 27 March 2019 - 15:50
Vuçiq, ambasadorit amerikan: Përmbaju o burrë

Presidenti serb Aleksander Vuciq është befasuar me deklaratat e ambasadorit amerikan në Beograd Kyle Scott. “Përmbaju o burrë”, i ka thënë Vuciqi diplomatit amerikan.

Scott ka fajësuar të dy palët për ndaljen e dialogut mes Kosovës e Serbisë. E Vuciq e pyet ambasadorin se “çfarë faji ka Serbia”.

“Jam i befasuar me deklaratën e Scottit. Përmbaju o burrë. Po thonë se jemi bashkëfajtor. Më thuaj për çfarë jemi ne fajtorë”, ka pyetur Vuciq diplomatin amerikan gjatë një interviste.

 Ai tutje ka thënë se Serbia nuk ka marrë masa kundër Prishtinës, pas vënies së taksës prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe.

Gazetari e pyeti rreth opsionëve që janë dhënë në Serbi për vendosjen e bllokadave për Kosovën si kundërmasa.

Vuciq tha se “a mendojnë ata të mençur se cka ndodh me serbët në Kosovë. Apo mendojnë se ne mund ta kalojmë një ligj që thotë  ;lejohet hyrja për servët ndërsa jo për shqiptarët’, sikur në Gjermaninë e Hitlerit”.

Tutje Vuciq ka thënë të ketë marrë kritika nga zyrtarët e lartë amerikanë si Ëess Mitchell e Mattheë Palmer,  se ai ka qenë i padrejtë në kontekstin e dialogut me Prishtinën, sepse për shkak të qëndrimit të Serbisë disa shtete kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës. 

(Kosova Sot)