Alarmi për vendin: Ja dy hallet e mëdha të Hashim Thaçit

  • 27 March 2019 - 16:01
Alarmi për vendin: Ja dy hallet e mëdha të Hashim Thaçit

Deklaratën e Presidentit, Hashim Thaçi se ‘do të bëjë çmos për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë’, analistët politikë e shohin si frikë e Thaçit nga Gjykata Speciale.

Sipas tyre, Hashim Thaçi e ka një hall të madh.

“Ky njeri ka një hall të madh që i ka dhënë aq shumë zor për të arritur një marrëveshje me Serbinë. Nuk e kuptoj ku e ka hallin presidenti Thaçi. Ose ka frikë nga Gjykata Speciale, ose para se të bëhet pjesë e politikes ka qenë agjent i shërbimeve të huaja dhe ata i bëjnë presion për t'i realizuar objektivat e tyre”, thotë për “Kosova Sot”, analisti politik, Faik Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

Sipas tij, Thaçi duhet të shkarkohet sa më parë nga posti i Presidentit. “Dhe ky për të shpëtuar veten është në gjendje që Serbisë t'i falë edhe territor. Prandaj duhet bërë çmos që Thaçi të shkarkohet nga posti i Presidentit, qoftë në Kuvend, qoftë përmes protestave gjithëpopullore. Nesër mund të bëhet vonë nëse ky akoma qëndron në postin e tij!”, përfundon për gazetën “Kosova Sot”, analisti politik, Faik Krasniqi.

(Kosova Sot)