Në të njëjtën kohë organizonte dasmën dhe funeralin e saj

  • 27 March 2019 - 16:00
Në të njëjtën kohë organizonte dasmën dhe funeralin e saj

Një nënë e dy fëmijëve tregon se si kishte planifikuar në të njëjtën kohë dasmën dhe funeralin e saj, pasi që ishte në etapat e fundit të kancerit të vezoreve. Tina Potts, 40 vjeçe, nga Irlanda, e cila ka dy fëmijë, kishte mbetur e tronditur kur mjekët e kishin diagnostikuar me kancer të vezoreve. Kjo nënë zemërthyer, të cilës i kanë thënë se ka vetëm 30% gjasa që të jetojë deri te Kërshëndellat e sivjetme, tanimë i ka treguar djalit të madh për gjendjen e saj, por jo edhe djalit më të vogël. 

"Doja që fëmijët e mi të ishin të edukuar"

'E tëra që kisha ëndërruar ndonjëherë ishte të bëhesha nënë', thotë Tina, e cila tash vonë u martua me partnerin e saj, Johnny, me të cilin është bashkë tash e 13 vjet. "Ky ishte qëllimi im jetësor. Të rrisja fëmijët dhe ta kisha një burrë të mirë. Doja që fëmijët e mi të ishin të edukuar. Pasi që mora vesh se isha sëmurë nga kanceri, mu duk sikur dikush më rrëzoi përtokë, duke m'i marrë të gjitha këto dhe duke ikur".

'Vazhdimisht e shtyja martesën time me Johnny-n"

Derisa të afërmit dhe fqinjët e saj filluan që t'i ndihmonin në organizimin dasmës, vetë Tina merrej më shumë me planifikimin e funeralit të saj, sidomos duke u munduar që të linte sa më shumë kujtime për djemtë e saj. 'Vazhdimisht e shtyja martesën time me Johnny-n, derisa pash se nuk kisha kohë më', thotë ajo. Në ceremoninë prekëse të dasmës, fëmijët e çiftit patën role të veçanta. I madhi bartte unazën, derisa djali i vogël luante rolin e kumbarës. Çifti falënderoi të afërmit dhe fqinjët që iu kishin ndihmuar në organizimin e dasmës së ëndrrave të tyre. 

(Kosova Sot)