Rrëzohet helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes, 13 persona ishin në bord

  • 27 March 2019 - 17:10
Rrëzohet helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes, 13 persona ishin në bord

Helikopteri Mi-8 i Ministrisë së Mbrojtjes të Kazakistanit është rrëzuar dhe djegur plotësisht në rajonin e Kyzylorda.

Rrethanat e rrëzimit po sqarohen, ka thënë zëdhënësi i Komisionit të Emergjencave të Kazakistanit, Nursultan Nurakhmetov.

Ministria e Mbrojtjes e Kazakistanit në një deklaratë ka bërë të ditur se ishin 13 persona në bord.

Nuk dihet ende për fatin e këtyre personave, por gjasat për shpëtim thuhet se janë të vogla.

(Kosova Sot)