15 grabitje për dy ditë me makina të vjedhura, arrestohet 4 shqiptarë. Çfarë zbuluan hetuesit

  • 27 March 2019 - 18:11
15 grabitje për dy ditë me makina të vjedhura, arrestohet 4 shqiptarë. Çfarë zbuluan hetuesit

Ata akuzohen se kanë kryer të paktën 26 vjedhje në shumë shtëpi në krahina të ndryshme të Toskanës.

Por, për hetuesit mund të ketë shumë më tepër grabitje. Për këtë arsye, karabinierët e njësisë operative të Firences arrestuan katër shtetas shqiptarë, nga 31 deri në 39 vjeç.

 

Ata konsiderohet anëtarë të një organizate kriminale të dedikuar për vjedhje të apartamenteve.

Të katër të arrestuarit sipas “La Republika”, konsiderohen si anëtarë të një organizate kriminale të dedikuar për vjedhjen e apartamenteve. Hetimet kanë zbuluar se katër shqiptarët kryenin “sulmet” e tyre në zona që nuk ishin shumë të populluara. Pas thyerjes së dyerve ose dritareve, ata plaçkitnin në mënyrë të rrufeshme.

Baza logjistike e grupit ishte në dy shtëpi në Montecatini Terme, gjithashtu e përdorur si një depo për mallrat e vjedhura.

Të dyshuarit u bllokuan midis Pizës dhe Montecatini Terme (Pistoia) më 19 mars, ndërsa ata po planifikonin të iknin jashtë vendit, ndërsa bëhet i ditur sot nga mediat italiane.

Hetimet për grupin të koordinuara nga prokurori i Firences, Christine Von Borries, nisën janarin e kaluar pas një grabitjeje.

Hetimi është koordinuar nga zyra e prokurorit të Firences Pontassieve (Firence), gjatë së cilës u vodh një Mercedes. Mjeti ishte përdorur më pas për të kryer 15 grabitje të tjera midis 17 dhe 19 janarit në Fiorentino, në Fiesole, Dicomano, Vicchio, Bagno a Ripoli dhe Borgo San Lorenzo.

Më pas, kriminelët përdorën një makinë të “re” për të vjedhur, një Fiat me ngjyrë të kuqe, i vjedhur në një shtëpi po në Firence.

Sipas hetuesve, falë ndjekjes në fshehtësi dhe përdorimit të pajisjeve GPS, nga data 7 deri më 10 mars, banda kreu grabitje të tjera në komunat Fiesole, Pontassieve, Bagno a Ripoli, në krahinën e Firences, në Montescudaio (Pisa ), Terricciola (Pisa) dhe Collesalvetti (Livorno).

Gjatë ndalimit, kërkimet zbuluan dy makinat e vjedhura, rreth 30 mijë euro, bizhuteri ari, artikuj të shtrenjtë prej lëkure dhe shishe me verë cilësore.

(Kosova Sot)