Tregon analisti: Ja nga kush është e rrezikuar Kosova, nuk është Serbia

  • 27 March 2019 - 19:03
Tregon analisti: Ja nga kush është e rrezikuar Kosova, nuk është Serbia

Sipas Agjencisë së Inteligjencës, Serbia ka tendenca për destabilizimin e gjendjes në Kosovë.

E analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Kosova Sot”, shprehet se Kosova është gjithmonë në rrezik nga Serbia dhe Rusia, ku sipas tij në Qeverinë e Kosovës ka plot shërbëtor serbë e rus.

“Kosova rrezikohet çdo ditë, dhe kjo më tepër nga mungesa e përgjegjësisë së kësaj klase politike. Dihet se jo vetëm Serbia, por edhe Rusia ka shërbëtorët e vet këtu, dhe ata hiç me pak se janë edhe në Qeveri të Kosovës”, ka thënë Mehmeti.

Sipas Mehmetit, AKI duhet të sqaroj më tepër kur thotë se Kosova është e rrezikuar nga Serbia.

Image
Faton Mehmeti

“Fatkeqësisht Kosova po rrezikohet më së shumti nga kjo Qeveri, që është katalizator i çdo të keqe që i ndodhë vendit. Gjithsesi AKI duhet të shpjegoj pse Kosova është e rrezikuar nga Serbia, dhe në çfarë sensi është kjo, pasi është e pabesueshme që ushtarakisht të rrezikohemi derisa KFOR-i është këtu”, ka shtuar Mehmeti.

Për fund, Mehmeti thotë se destabilizimi Kosovës ka gjasë t’i vije vendit nga vetë presidenti Thaçi, i cili për t’i ikur Gjykatës Speciale po bashkëpunon me serbë e francezë në dëm të interesave të Kosovës.

“Hapja e temës së korrigjimit të kufijve nga Thaçi e ka cenuar pakëz Kosovën, me mundësi që kjo të shndërrohet në kërcënim real, prandaj Gjermania nuk e mbështetë një gjë të tillë. Kosova rrezikohet nga Thaçi, i cili për të mbrojtur vetën nga Gjykata Speciale me bashkëpunëtorët e tij francezë dhe serbë mund të ndikoj në destabilizim, kështu e shoh këtë çështje”, ka përfunduar analisti Faton Mehmeti për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)