Tenderët qindra milionësh në Kosovë, Prokuroria Speciale po mbyll sytë

  • 27 March 2019 - 19:13
Tenderët qindra milionësh në Kosovë, Prokuroria Speciale po mbyll sytë

Nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se pse prokuroria nuk heton ex offixio të gjitha kontratat e dëmshme në institucione e deri tek kompanitë publike? Pse prokuroria nuk heton tenderët qindra milionësh sidomos në 10 vitet e fundit, një pjesë e madhe e të cilave kanë qenë tender njëburimore?

Deri kur prokuroria do të injoroj dhe nuk do të ketë guximin te trajtoj dhe te hetoj rastet e nivelit te larte, edhe atë siç e pati deklaruar edhe vete ish-ambasadori amerikan se” ky sistem i drejtësisë ende nuk e ka demonstruar që është i aftë që të ndajë drejtësi në rastet e profilit të lartë dhe njerëzve te lidhur me ta ”!?

Pse asnjë tender i vlerave të mëdha nuk ka pasur shans dhe nuk ka shans t’i jipet cilësdo kompani, poqëse ajo kompani nuk do të jap ryshfet, përqindje apo “t`ia laj fytin”, siç e dëshmuan edhe përgjimet -regjistrimet , rasti i klani PRONTO i Adem Grabovcit & Co me Shkëlqim Devollin dhe jo vetëm!? Pse prokuroria speciale po mbyll sytë edhe para dhënies së tenderëve dhjetëra milionësh e deri ne 50 milionë euro me tender një burimor të kundërligjshëm?

Si po vazhdojnë të jepen qindra miliona euro në tenderë, licenca si rasti i homologimit kriminal i dhënë para 10 vitesh vëllezërve Devolli, dhe i dyfishuar tani nga ministria e infrastrukturës, licenca për ZMOBILE për të zhvatur buxhetin dhe qytetarët pa as edhe një investim të vetëm, pastaj lejet ndërtimore e shumë çka tjetër përmes ryshfetit dhe shpëlarjes së parave të krimit ,edhe atë përmbi 20 vite me radhë, ndërkaq që prokuroria vazhdojnë të injorojnë dhënien e qindra miliona eurove të parave të tatimpaguesve kosovar përmes rrugëve të krimit të organizuar!?

Çka thonë prokuroria themelore, prokuroria speciale, kryeprokuroria e shtetit dhe sidomos njohësit e ligjit, ekspertët dhe analistët e sundimit të ligjit!?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.