Theresa May e ofron dorëheqjen

  • 27 March 2019 - 19:18
Theresa May e ofron dorëheqjen

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, u ka premtuar deputetëve nga Partia Konservatore, që ajo do të tërhiqet nëse ata do përkrahin marrëveshjen e saj për dalje nga BE-ja. Gjithsesi kryeministrja nuk ka dhënë një datë specifike për largimin e saj. Por nëse marrëveshja kalon, kjo datë pritet të jetë përafërsisht në maja, raporton BBC.

Deputetët kanë votuar që të marrin kontrollin e punëve të parlamentit britanik që nga sot. Një seri e vazhdueshme e votimeve që do ndodhë këtë javë që po vjen, do të tregojë drejtimin që do marrë Brexit.

Kryeparlamentari John Bercow ka përzgjedhur tetë opsione, duke filluar nga anulimi i Brexitit deri tek largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja pa një marrëveshje.

Ndërkohë kryeministrja ka dhënë të kuptohet se do shtyjë edhe propozimin e tretë në një marrëveshje të përpiluar nga ajo këtë javë. Por, nga kryeparlamentari është paralajmëruar se një votim tjetër për marrëveshjen nuk do të mbahet nëse ka përmbajtjen substancialisht të njëjtë.

(Kosova Sot)