Veç edhe kjo na mungonte: Sekuestrohet një ton kokainë

  • 27 March 2019 - 19:38
Veç edhe kjo na mungonte: Sekuestrohet një ton kokainë

Autoritetet rumune kanë sekuestruar gati një ton kokainë nga një anije e kapur në një plazh të Detit të Zi, sipas Agjencisë Rumune për Luftën kundër Krimit të Organizuar.

Dy serbë u arrestuan në lidhje me konfiskimin e kokainës pranë qytetit Tulcea.

Kokaina kishte ardhur nga Amerika e Jugut dhe ishte e një cilësie 90% e pastër dhe me vlerë tregu prej mbi 300 milionë euro (338 milionë dollarë).

Autoritetet u informuan për transportin pasi një thes me kokainë kishte rënë nga një furgon që po e trnsportonte.

(Kosova Sot)