Cyrihu mbeti pa rrymë për disa orë, pati dështime në udhëtimet me tramvaje

  • 27 March 2019 - 21:43
Cyrihu mbeti pa rrymë për disa orë, pati dështime në udhëtimet me tramvaje

Pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Cyrih, situata tani në disa pjesë të qendrës së qytetit është normalizuar.

Pavarësisht kalimit të kësaj krize, shumë udhëtarë duhej të transferoheshin në autobusët zëvendësues si pasojë e dështimit të transportit me tramvaje.

Ende nuk janë dhënë detaje rreth shkaqeve të këtij problemi por siç shkruan zviceranja 20 minuten, një tym gjigant në një nga termocentralet është parë të ketë depërtuar gjithandej zonave.

“Tymi ishte i ashpër, duhej të fikej gjithësei”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Cyrihut, Marco Cortesi.

(Kosova Sot)