Hahn nesër mbrëma në Beograd e takon Vuçiqin

  • 27 March 2019 - 22:13
Hahn nesër mbrëma në Beograd e takon Vuçiqin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Sipas mediave serbe, takimi do të zhvillohet në ora 19:30 në Beograd.

Nuk u tha se cilat janë pikat e diskutimit në këtë takim, por që tutje u shtua se Hahn do të emërohet Ambasador i ri i Lojërave Sportive Rinore në Serbi.

Lojërat Sportive të Rinisë është një ngjarje rajonale e cila njihet edhe nga Komiteti Olimpik.

(Kosova Sot)