Vuçiq i befasuar me ambasadorin amerikan Scott: Ngadalë, o njeri!

  • 28 March 2019 - 09:50
Vuçiq i befasuar me ambasadorin amerikan Scott: Ngadalë, o njeri!

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë mbrëmë se është ‘i befasuar’ me ambasadorin amerikan në Serbi Kyle Scott që për marrëdhëniet aktuale nuk duhet fajësuar vetëm Prishtinën, po të dy palët.

“Jam i befasuar me deklaratën e sotme të Scottit. Ngadalë, o njeri. Thonë se po e hedhim fajin. Thuaj, cili është faji ynë?”, ka thënë Vuçiq në televizionin serb Happy.

Ai ka thënë se nuk i janë vënë kundërmasa Prishtinës.

Në vërejtjen e gazetarit se disa nga Vuçiqi kanë kërkuar që të mbyllen hermetikisht vendkalimet kufitare më Kosovën, ai ka thënë e kanë mbyllur popullin serb në Kosovës dhe e kanë sjellë “në rrezik për furnizim” dhe se nuk mund të bëjnë ligjin sipas të cilit “kjo hyrje lejohet për serbët, e jo për shqiptarët”, duke e krahasuar një situatë të tillë me Gjermaninë e kohës së Hitlerit.

Të përkujtojmë se ambasadori i ShBA-ve në Serbi Kyle Scott ka thënë dje se rreth çështjes së Kosovës zgjidhja nuk është duke fajësuar vetëm njërën palë, por duhet kthyer në tavolinën e bisedimeve.

“Mendoj se nuk është e dobishme të fajësohet vetëm njëra palë, ka mjaft faje në të gjitha anët, por zgjidhja nuk qëndron në atë që të fajësohet pala tjetër, por duke u kthyer pranë tavolinës së bisedimeve”, ka thënë ambasadori Scott.

(Kosova Sot)