Pompeo: Do ndërmarrim hapa bashkë me NATO’n për Ukrainën

  • 28 March 2019 - 09:56
Pompeo: Do ndërmarrim hapa bashkë me NATO’n për Ukrainën

Sekretari i Shtetit të SHBA’së, Mike Pompeo, ka thënë se këtë të mërkurë do të njoftohet për hapat e mëtutjeshëm të NATO’s ndaj Rusisë, pas agresionit të saj ndaj Ukrainës,

Ai ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë më së largu javën tjetër.

“Javën tjetër shpresoj për këtë. Besoj se do të mund që njoftoj për një seri të veprimeve që do ndërmarrim të gjithë së bashku”, ka thënë Pompeo.

Ai po ashtu ka pranuar se Uashigtoni ka mundur të bëjë më shumë në trajtimin e aktivitetit të Rusisë ndaj Ukrainës.

(Kosova Sot)