Nuk pritet që Serbia të kërkojë falje për gjenocidin e bërë në Kosovë

  • 28 March 2019 - 10:05
Nuk pritet që Serbia të kërkojë falje për gjenocidin e bërë në Kosovë

Të anketuarit thonë se Serbia duhet të kërkojë falje e këtë duhet ta nxisë edhe faktori ndërkombëtar

Veton Mashkulli mendon se tashmë rast i vonuar ëshgtë moskërkim falja nga Serbia ndaj Kosovës. “Bota ndërkombëtare duhet ta detyrojë Serbinë për kërkim falje në Kosovë dhe duhet ta detyrojë t’i paguajë dëmet e shkaktuara”.

Ilir Bladedaj thekson se Serbia është dashur moti të kërkojë falje për gjenocidin e bërë në Kosovë. “Institucionet e Kosovës nuk është dashur as të ulë në tryezë me Beogradi pa kërkuar falje edhe pa i gjykuar akterët e krimit edhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës”.

Fidan Shala thotë se Serbia po të ishte një shtet me njerëz pak me dinjitet menjëherë pas rënies se Sllobodan Millosheviqit është dashur të kërkojë falje për të gjitha krimet e bëra në Kosovë meqë këtë nuk e ka bërë shteti serb një gjë të tillë se paku është dashur ta bëjë komuniteti serbë në Kosovë.

Hyrije Hoti thekson se normal që duhet të kërkojë falje për gjenocidin vetëm me 26 mars në Krushë ka pasur shumë mërzi që njerëzit i kanë humbur të afërmit e tyre nga regjimi millosheviqian. “Serbia duhet të kërkojë falje e këtë duhet ta nxisë edhe faktori ndërkombëtar”.

(Kosova Sot)