Mbyllet protesta e 7-ë, PD: Orët e bandës po numërohen mbrapsht

  • 28 March 2019 - 11:00
Mbyllet protesta e 7-ë, PD: Orët e bandës po numërohen mbrapsht

(E plotësuar) - Ashtu edhe si në gjashtë protestat e tjera, edhe sot kreu i PD ka grumbulluar protestuesit tek selia blu, ku ka mbajtur edhe fjalimin përmbyllës para himnit kombëtar.

Në fjalën e tij kreu i PD-se, deklaroi prere se nuk ka as zgjedhje me Ramën e as pakt me “Moduron e Ballkanit”, ndërkohë qe i ka premtuar shqiptaret, që e mbështesin në këtë protestë se nuk do t’i tradhtojë kurrë.

“Orët e bandës po numërohen mbrapsht. Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë e qartë zgjedhje me Ramën nuk do të ketë, pakt me Moduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo qëndrese ka nisur për ti kthyer qeverisjen cdo shqiptari e nuk do ndalet derisa ta bejë realitet, Askush në këtë protestë, nuk është këtu për karrige për pushtet e aq më pak për pazare, por për t’ dhënë fund pazareve në kurriz të popullit”- tha Basha.

Por fjalët e tij nuk i drejtoheshin vetëm popullit opozitar, kreu i PD kishte edhe një thirrje për socialistët e zhgënjyer: “Socialistë të tradhtuar, ngrijeni kokën bashkohuni me lëvizjen e shpresës”.

Pasi lyen me bojë të zezë Ministrinë e Brendshme, vijon marshimi i protestuesve

Pas gati 20 minutash ndalese para Ministrise se Brendshme, e pasi  kane lyer me boje nje pjese te fasades, protestuesit jane larguar. Me ne krye Bashen e Kryemadhin po vijon nderkohe marshimi proteste. 

 Protestuesit vazhdojne te qendrojne para Ministrise se Brendshme, me thirrje “Lironi djemte tane” dhe “Rama ik”.  Nderkohe qe godina e ministrise eshte lyer me boje te zeze.  

Pas marshimit proteste nga sheshi para Kuvendit te Shqiperise, protestuesit me ne krye kreun e PD-se, Basha dhe kryetaren e LSI-se, Kryemadhi, eshte bere nje ndalese para Ministrise se Brendshme.  Ne kor, protestuesit bertasin: “Lironi djemte tane”.

Ora: 12:09. Ish deputeti Flamur Noka i ka bere apel ministrit te Brendshem, Sander Lleshaj te mos perdore dhune. “Nuk mbahet pushteti me policine e krimit, me banda e droge”. Me pas, ai ka ftuar protestuesit ta ndjekin ne nje marshim proteste.

Tensione në protestë, tentohet të çahet sërish kordoni i policisë

Për të disatën herë protestuesit e opozitës tentuan të çajnë kordonin e policisë.

Në drejtim të efektivëve janë hedhur sende të forta dhe tymuese.

Deri tani disa persona janë shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë që edhe një person ka mbetur i plagosur  duke akuzuar policinë për dhunë.

Policia me megafon ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë.

“TË NDERUAR QYTETARË! Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë. Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme.

Mos u përplasni me Policinë. Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin. I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti ndërpresin menjëherë këto veprime.

Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen”, bën thirrje policia.

Image

Protesta live/ Tension mes policisë dhe qytetarëve, plagoset një person

Që në fillim të saj protesta është shoqëruar me tensione.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë të vendosur pranë pedonales dhe Ministrisë së Brendshme. Kjo ka bërë që palët të përplasen mes tyre dhe qytetarët kanë hedhur shashka dhe sende të forta.

Raportohet se një person është lënduar në protestë dhe se është gjakosur.

Banorë të Unazës së Re kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Pas përplasjes së shoqëruar me hedhje shashkash, mësohet që policia ka shoqëruar disa persona.

“Banorët e Unazës së Re kanë dashur të hynë në pedonale, janë masat e policisë që kanë ndaluar kalimin e çdo personi. Është ndaluar hyrja te Toptani dhe Ministria e Brendshme. Ata kanë dashur të hyjnë në kordon, ku edhe po hyjnë deputetët. Kjo ka bërë që situata të tensionohet dhe policia të shoqërojë disa prej tyre.”- raportoi gazetarja Dorjana Bezat.

Kujtojmë që banorët e Unazës së Re të cilët prej të paktën 145 ditësh protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shtëpitë e tyre i janë bashkuar protestës së opozitës  sot para Kuvendit.

Tensionohet situata, protestuesit e Unazës së Re përplasen me policinë

Banorët e zonës së Astirit janë përplasur me forcat e policisë para godinës së Ministrisë së Brendshëm.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, duke tentuar të futen drejtë Pedonales, zonë e cilat është rrethuar nga forcat e rendit dhe nga ku kalojnë deputetët e maxhorancës për të shkuar në parlament.

Situata është tensionuar në disa momente, por nuk ka patur akte dhune.

(Kosova Sot)