Ky shtet e aprovon ligjin për vrasjen me gurë për homoseksualët

  • 28 March 2019 - 13:06
Ky shtet e aprovon ligjin për vrasjen me gurë për homoseksualët

Brunei sjell vdekjen me anë të gjuajtjes së gurëve si dënim për homoseksualët

Prej 3 prillit, vendi i vogël në Azinë juglindore do të jet subjekt i kodit të ri penal draconian i bazuar në ligjin e sheriatit.

Brunei do të filloj të imponoj vdekjen me anë të gjuajtjes së gurëve si dënim për homoseksualët duke filluar nga java tjetër si pjesë e implementimit të ligjit të sheriatit i cili është i kritikuar shumë.

Brunei, vendi i cili ka adaptuar një formë më conservative të islamit në vitet e fundit, i paraqiti qëllimet e tij në vitin 2014 për ta implementuar ligjin e sheriatit i cili është një sistem legal islam që përfshinë dënime trupore për ‘krime’.

Alkooli është tashmë i ndaluar në Brunei dhe ka gjobitje dhe dënime me burg për ata që kanë fëmijë jashtë martesës dhe ata të cilët nuk luten të premten.

Brunei ishte koloni e Britanisë së Madhe deri më 1984 dhe këto dy vende akoma mbajnë lidhje të ngushta. Homoseksualiteti ishte ilegal qysh nga koha e kolonizimit por me ligin e ri tani është edhe i dënueshëm me vdekje. Kjo vlenë edhe për sadominë dhe përdhunimin.

(Kosova Sot)