KQZ mori këto vendime në mbledhjen e parë

  • 28 March 2019 - 13:09
KQZ mori këto vendime në mbledhjen e parë

Pas emërimit të tetë anëtarëve të rinjë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e ka mbajtur mbledhjen e parë në përbërje të re, nën kryesinë e Valdete Daka.

Në pikën e parë të rendit të ditës, KQZ mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për vitin 2019.

KQZ mori gjithashtu vendim për rekomandimin për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Kosovës. Sipas këtij vendimi, Nexhat Çoçaj zëvendësohet me kandidatin Rafet Rama.

Ky Komision mori vendim edhe për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve të ndryshme.

(Kosova Sot)