Ministrja Hoxha: Sërish u ri-konfirmua puna jonë në Parlamentin Evropian

  • 28 March 2019 - 13:34
Ministrja Hoxha: Sërish u ri-konfirmua puna jonë në Parlamentin Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka reaguar pas votimit pozitiv në Parlamentin evropian, për liberalizimin e vizave.

Pas votimit pro me 331 vota, të Raportit të Tanja Fajon për liberalizim, Ministrja Hoxha ka theksuar se “Ne e kemi merituar liberalizimin, kemi kërkuar trajtim të barabartë me shtet e deritashme aspirante për liberalizim, përjashtimi ynë, është shumë i padrejtë”.

Postimi i Ministres Hoxha në fb:

Raporti i Tanja Fajon, për liberalizimin e vizave i votuar me 331 vota, është rikonfirmim i punës së institucioneve tona.

Ne e kemi merituar liberalizimin, kemi kërkuar trajtim të barabartë me shtet e deritashme aspirante për liberalizim, përjashtimi ynë, është shumë i padrejtë.

Faleminderit Znj. Fajon dhe euro deputetë që keni qenë përkrahës të së vërtetës!”

Do theksuar se Parlamenti Evropian, sot ka votuar sërish, për të vazhduar mandatin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës,  të raportueses Tanja Fajon, si pjesë e procedurës për të vazhduar mandati i këtij procesi edhe në kohën e tranzicionit, pasi zgjedhjet për Parlamentin Evropian, do të mbahen në muajin maj.

(Kosova Sot)