“Ndalni Mikrofonat- tha Ramushi”, Abazi e bën për ‘pesë pare’ Haradinajn

  • 28 March 2019 - 14:18
“Ndalni Mikrofonat- tha Ramushi”, Abazi e bën për ‘pesë pare’ Haradinajn

Analisti politik, Haki Abazi, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, kryeministrit të Koosvës, Ramush Haradinaj ia ka numëruar të këqijat që ia ka sjellë Kosovës Qeveria e udhëhequr nga ai.

Ky është postimi i plotë i Abazit, pa ndërhyrjen tonë:

Ndalni mikrofonat se po na ndegjon populli

Qeverite e arbitraritetit, punesimeve familjare, korrupcionit, shpenzimeve enorme, pagesa millionshe per asfalt dhe manipulimeve me publikun, tani kjo e fundit eshte bere edhe krijuese e dramave tragjikomike:

Ndalni Mikrofonat- tha Ramushi - AAK

A kemi probleme me projektin e Termocentralit?- AAK

AAK, PDK, AKR se bashku ne ndaljen e mikrofonave, ne qeverine e bizariteteve dhe arbitrariteteve. Emruesin e kane te perbashket: te gjithe ministrat e invlovuar ne drame kane aktakuza e vepra penale. Kjo eshte qeveria qe shpenzon 8 Milion euro ne invoacion e kur vije fjala tek "inovacioni" i qymyrit kerkon fikjen e mikrofonave. Ne korrupcion e manipulim jane te bashkuar dhe asnje gje nuk dallojne njera prej tjetres- Shkolla e Thacit. Keto jane qeverite e premtimeve te rrejshme: 24 ore rryme, internet ne cdo shkolle, E- Qeverisja, Liberalizim te vizave, me qindra njohje, qindra mijera vende te punes...investime te huja me qindra miliona euro, kthim te fondit te privatizimit ne Kosove...

Pa problem kjo eshte kronologjia dhe faktet, kot i fikni mikrofonat, na e keni zhvillu dhe pantomimen:

1. Nuk keni bere asgje per eficiencen as ne rrjet e as tek perdoruesit/ amviserite si shpenzuesit kryesore ne kohen e pikut.

2. Nuk keni bere program per izolimin e shtepive dhe ndertesave ekzistuese dhe 20 vite pasluftes nuk ka kod

ndertimi, edhe sot Kosova vazhdon me ndertu pa kod e pa ligj me shpenzime e humbje enerome te energjise.

3. Keni qene te paafte ne fillim me ndertu e tash me vendos ne funksion nje linje transmisioni me Shqiperine. Ju sorrolateni kot ne Bruksel e neper bote por nje ceshtje teknike ku Serbia eshte nenshkruese ne traktatin e Athines e qe eshte e drejte e Kosoves, nuk keni arrite me realizu. Sot pagujame rata te kredise por linja e transmisionit nuk eshte ne funskion.

4. Keni negociuar kontrate ne kundershtim me ligjin per prokurim publik dhe keni nenshkruar kontrate ne kundershtim me MSA dhe ligjet e Kosoves duke monopolizuar tregun dhe obligoni shpenzuesit te blejne energji nga nje prodhues me prioritet dhe qe eshte ne kundershtim me obligimet e Kosoves per liberalizim te tregut te energjise.

5. Keni thyer procedurat per vleresimin per ndikimin social dhe mejdisor duke mos e bere publik studimin dhe fillimisht duke bere nje studim te kote me njerez familjar e te afert.

6. Banka Boterore eshte terhequr nga investimi dhe garantimi financiar per aresyje shume te shendosha. Ju qe keni bankrotu PTK dhe cdo ndermarrje tjeter publike po mendoni se jeni me te pergaditur dhe me profesional se Banka Boterore.

7. Kosotoja e energjise elektrike sipas marreveshjes se nenshkruar per blerjen e energjise elektrike nga prodhuesi do te jete 50% me e larte ne faturat e qytetareve sepse ju do te ja faturoni ndertimin dhe fitmimin e komapnive qytetarit. Ne llogaritjen reale cmimi i energjsie do te rritet 100% kur llogarisim kostot anesore: uji, pergaditja e mihjeve, zhvendosja dhe eksproprimi, degardimi mjedisit, demtimi i shendetit publik, kosotot per emitimin e gazrave me efekt serre dhe gjobat per kalimin e limiteve te percaktuara sipas direktivave te BE dhe obligimeve te dalura nga Marreveshja e Parisit.

8. I keni lene banoret e Hades ne mjerim, ju keni bere jeten tmerr me makinerite per rremihje dhe eksploatim te qymyrit duke ju prishe tokat dhe jeten.

9. Jeni takuar me investitore te dyshimte dhe keni dhene lajme te rrjeshme per sigurimin e investimeve. Kjo genjeshter eshte qe 15 vite prezente ne vokabularin e Besim Beqajt- Minisitri i Qymyrit dhe Ministri i inovacionit.

10. Keni thene qe Kosova nuk ka me investu asnje cent perderisa tani jeni duke vrapuar per te siguruar investimin duke u ber egarantues i investimit qe eshte kategori e borgjit publik e per te cilen gje ju duhen 2/3 e votave ne parlament.

11. Ne kabinet keni ministra qe kane privatizuar distribucionin per 26 Milion Euro me premtimin qe privatizuesi ka me i investu 500 milion Euro ne rrjet. Rrjeti sot eshte per mjerim, kabllot e telat flutruojne neper kokat e qytetareve, investimet private i fusin ne llogarine investimeve te privatizuesit- abuzim skandaloz, 20 vite paslufte ka reduktime e ndalesa te furnizimit me energji per shak te rrjetit.

Ky eshte bilanci i punes tuaj, nuk keni nevoje me i ndale mikrofonat, "puna qe shihet kallauz nuk do" .

(Kosova Sot)