Zafir Berisha e quan kryedebill Rrahman Jasharin

  • 28 March 2019 - 14:21
Zafir Berisha e quan kryedebill Rrahman Jasharin

Deputeti i Nismës Social Demokrate, Zafir Berisha duke folur në seancën e jashtëzakonshme parlamentare ku po diskutohet për gjendjen në arsim, e ka quajtur Sindikatën e Arsimit “debile”, ndërkaq, kryetarin e saj, “kryedebill”.

“Kur flitet për një temë kaq të ndishme është problem me nejt indiferentë. Do të përdori shprehje jo shumë të zakonshme dhe parlamentare se tashmë të gjithë jemi bindur se një grup debillash të udhëhequr nga kryedebilli që hiqet si kreytar i sindikatës ka vënë në siklet këtë shoqëri”, ka deklaruar Berisha.

Tutje, deputeti ka kritikuar edhe arsimtarët dhe rritjen e pagave, që sipas tij është bërë në mënyrë të padrejtë.

“Fillimisht duhet të them se arsimtarët në mënyrë shumë të padrejtë e kanë arrit objektivin e tyre në rrijen e pagave, edhe pse nuk ka qenë kërkesë e drejtë”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)