S’ka WC publike, ja çfarë bën qytetari para dritares së Shpend Ahmetit

  • 28 March 2019 - 14:50
S’ka WC publike, ja çfarë bën qytetari para dritares së Shpend Ahmetit

Kryeqyteti i Kosovës vazhdon të përballet me mungesë të WC-ve publike.

Gjethet e pranverës nuk ia mbuluan pamjen një personi i cili po kryente nevojën përballë objektit të Komunës së Prishtinës.

Në mungesë të një WC-je publike qytetari në moshë gjeti që të urinojë skaje një lisi, në ballë të dritares së zyrës së kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në mungesë të tualeteve, qytetarët shihen çdo ditë duke kryer nevojat fiziologjike nëpër ndonjë qoshe.

Image

(Kosova Sot)