Akuza tronditëse e Ibrahim Kelmendit për Hashim Thaçin: Ka dhënë urdhër e më pas e ka zhdukur...

  • 28 March 2019 - 15:21
Akuza tronditëse e Ibrahim Kelmendit për Hashim Thaçin: Ka dhënë urdhër e më pas e ka zhdukur...

Ibrahim Kelmendi, njëri ndër udhëheqësit e Lëvizjes Popullore të Kosovës, përmes një postimi në facebook, ka kërkuar që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të paditet dhe të hetohet për zhdukjen e Behajdin Allaqit.

Ai përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Hashim Thaçi "në emër" të Shtabit të Përgjithshëm duhet të ketë dhënë urdhër për arrestimin e Behajdin Allaqit, deri në "zhdukje".

Ky është postimi i plotë nga Kelmendi:

TASHMË DUHET EDHE PADI E PËRBASHKËT NË PROKURORINË E SPECIALIZUAR, QË HASHIM THAÇI TË HETOHET, KUR, SI DHE PËRSE E KA "ZHDUKUR" BEHAJDIN ALLAQIN!

Për ata që nuk e dinë, Hashim Thaçi "në emër" të Shtabit të Përgjithshëm duhet të ketë dhënë urdhër për arrestimin e Behajdin Allaqit, deri në "zhdukje" Pjesëtar i UÇK-së. Policia Ushtarake e UÇK-së, njësiti kompetent në Zonë të Pashtrikut, duhet ta ketë arrestuar Behajdinin me 10 qershor 1998 dhe duarlidhur ia ka dorëzuar Hashim Thaçit, për të cilin mendonin se është "drejtor politik" i UÇK-së. Nga ai moment nuk dihet më, ku, si dhe përse e ka zhdukur Hashim Thaçi.

Meqë institucionet kompetente të Kosovës nuk kanë dashtë apo nuk kanë guxuar ta hetojnë këtë "zhdukje", lus Prokorinë e specializuar (që vepron si pjesë e "gjykatës speciale"), të fillojnë hetimin për "zhdukjen" e Behajdin Allaqit.

(Kosova Sot)